Vetingu,Fleckenstein ‘shuplakë’
PD-së: Po rrezikoni negociatat

Vetingu,Fleckenstein ‘shuplakë’<br />PD-së: Po rrezikoni negociatat
PD rrezikon hapjen e negociatave të anëtarësimit nëse dërgon ligjin e Vettingut në Gjykatë Kushtetuese. Paralajmërimi vjen nga eurodeputeti Knut Flakeshtein, negociator i përhershëm i krizave politike shqiptare.

I pyetur nga Report Tv për këtë lëvizje të demokratëve ai thekson se pret sqarime prej tyre, por nëse ndodh reforma quhet e pambyllur dhe negociatat të rrezikuara.

Eurodeputeti i ndodhur në Tiranë në një vizitë private, thekson se me politikanët shqiptarë ka folur dhe për situatën e kandabisit.

Nuk e di pse PD do e dërgojë ligjin e Vettingut në Kushtetuese. Por do u kërkoj sigurisht të ma sqarojnë. Por nëse i dërgoni të gjitha ligjet në gjykatë kushtetuese tashmë, nuk e di çfarë rekomandimi prisni për hapjen e  negociatave? E mbi çfarë mund të rekomandojë komisioni sepse gjithçka do ët konsiderohet e hapur nga e para. Por besoj se nuk do të ndodhë. Ndërsa përsa i përket kanabisit, nuk e rrezikon rekomandimin, por do të rrezikojë anëtarësimin një ditë në të ardhmen, nëse nuk merren masa për këtë fenomen.”
 
Flakeshtetin është një ndër negociatorët e ligjit të dekriminalizimit dhe rikthimit të opozitës në kuvend për miratimin e reformës në drejtësi pas bojkotit disa mujor.
 
Vizita e tij në Shqipëri dhe selitë e partive politike së bashku me Eduard kukan kanë qenë mjaft të shpeshta dy vitet e fundit

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas