Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në kuadër të takimeve me bazë qarku dhe platformës së bashkëqeverisjes ka zhvilluar takime në qarkun e Fierit ku është shprehur se "nuk do të tolerohet asnjë rast shkelje ligjore, abuzimi me detyrën apo marrje rryshfeti, duke shprehur qartë se do të merren masa disiplinore deri në largime nga puna dhe procedime për ndjekje administrative apo penale për cdo punonjës apo drejtues".
Gjonaj takoi nga afër qytetarët, punonjësit si dhe drejtuesit e ZVRPP-ve, ALUIZNI-t, Përmbarimit Shtetëror, Shërbimit të Provës dhe Burgjeve në Lushnje në Fier dhe Mallakastër, ku u njohë me problematikat kryesore.
Ministrja vuri theksin tek prioriteti i qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Drejtësisë për ofrimin e shërbimit ndaj qytetarit brenda afatit të caktuar kohor jo me shumë e 10 ditë nga paraqitja e ankesës.
“E gjithë ajo që unë kam evidentuar edhe në zyrat e tjera është mentaliteti i stafit që punojnë në këto institucione, një mentalitet i trashëguar. Në rast se ne vazhdojmë me këtë mentalitet, duke i sorollatur njerëzit. Kush ka humbur dokumentet do të shkojë për procedim penale. ZRVPP dhe ALUIZNI ka histori të tilla. Kush thotë se më kanë humbur dokumentet do të dalë përgjegjës dhe do të shkojë për përgjegjësi penale, sepse nuk mund të vazhdohet kështu. Dhe mënyra e organizimit do një shkundje që nga mentaliteti i punonjësve, mënyra e veprimit, e administrimit, qoftë edhe nga mënyra e pritjes së qytetarëve”, u shpreh Gjonaj.
Gjithashtu ministrja prezantoi prioritetet e qeverisë shqiptare në Reformën në Drejtësi, ku theksoi se “mendojmë që mbase në shkurt do të dalin rezultatet e para për drejtuesit kryesorë, por njëkohësisht edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, kandidatët për KLGJ apo KLP me qëllim që të kemi mundësinë që menjëherë pas kësaj të ngrihen institucione e reja. Ju e dini mjaft mirë që Partia Socialiste, Kuvendi dhe deputetet e PS-së kanë marrë të gjitha masat me qëllim që të gjitha këto institucione të reja të drejtësisë të ngrihen sa më shpejt. Është pikërisht ky procesi i fundit që ndodhi, nuk u votua dhe e gjithë lista nuk u votua, u rrëzua për anëtarët e KLGJ dhe KLP që lidhet me sistemin e drejtësisë. Sa më shpejt që të miratohet kjo listë, aq më shpejt do të mund të funksionojë sistemi i ri i drejtësisë, i cili ka në thelb të saj transparencën, pavarësinë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në gjykimet që bëjnë".
“Ministria e Drejtësisë me shërbimet që ofrojnë institucionet e saj ligjzbatuese të varësisë ka marë një sërë masash dhe ka krijuar një sërë procedurash të reja për rritjen e profesionalizmit të stafit që ushtron detyrën në këto institucione. Dhe kjo u bë pikërisht për herë të parë me përzgjedhjen e drejtuesve të ZRPP-ve, ku për herë të parë u bë një konkurs dhe një testim me shkrim. Ku për herë të parë gjithë diskrecioni i Ministrit për të emëruar drejtuesit i kaloi një procedurë të normuar nëpërmjet komisioneve, apo nëpërmjet komiteteve të ngritura që çuan deri në fund këtë proces. Dhe në fund Ministri emëronte dhe firmoste atë kandidat që kishte dalë nga e gjithë kjo procedurë kompetitive, meritokratike dhe shumë transparente. Por njëkohësisht është shumë e rëndësishme për t’u theksuar se këta njerëz janë të skanuar, me një integritet të lartë moral, por përveç kësaj janë perosna që janë skanuar edhe për rekordet kriminale. Ato histori të që dëgjonim më parë, me procese gjyqësore të hapura dhe me rekorde kriminale, me dënime për lloj-lloj vepra penale nuk do të ketë. Dhe kjo është arsyeja që të gjithë drejtuesit kanë kaluar në skanerin e organeve ligjzbatuese dhe përgjegjëse", u shpreh Gjonaj.
Në kuadër të bashkëqeveresijes me qytetarët Gjonaj iu bëri thirrje qytetarëve për të shkruar në platformën "shqipëria që duam .al".
“Në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët dhe platformës shqiperiaqeduam.al shumë ankesa janë drejtuar në adresë të Ministrisë së Drejtësisë dhe pikërisht në adresë email të ministrit, sepse është pikërisht ministri që merret me ankesat e qytetarëe, duke ngritur një mekanizëm me qëllim që të gjitha ankesat të trajtohen brenda afatit 10 ditor. Dhe të jeni të bindur, edhe në të gjitha vizitat që kam kryer sot, por jo vetëm, porosia që iu është lënë të gjithë drejtuesve të përgjithshëm, drejtuesve rajonal, apo çdo stafi që jam takuar është që ankesat të zgjidhen brenda afatit 10 ditor. Nuk asnjë tolerancë në rast se tejkalohet ky afat", vijoi Gjonaj.
Lidhur me trajtimin e pronave, Ministrja Gjonaj u shpreh se po punohet për të integruar tre shërbimet , ALUIZN, ZRPP, ATP në një zyrë të vetme me qëllim dhënien fund sorrollatjeve të qytetarëve nëpër dyert e institucioneve.
“Një reformim të madh po bëjmë për çështjen e pronave. Ky konsiston në trajtimin e integruar të titujve të pronësisë që kanë të bëjnë me shkrirjen në një institucion të vetëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ALUIZNI-t apo dhe ZRPP-ve. Ajo që është shumë e rëndësishme është se ne duam që të ketë një hartë të unifikuar me qëllim që të shmangen një herë e mirë mbivendosjet dhe si mund ta vendosim çështjen e pronave në drejtim e duhur. E di që ka një sërë problemesh sidomos me AMTP-të, por gjithashtu do të ndërtojmë një program edhe me pushtetin qendror dhe atë vendor me qëllim që t’i japim një drejtim sa më të mirë të gjitha çështjeve të AMTP-ve. Të fillojmë regjistrimin e AMTP-ve në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që të mos ketë më problematika të tilla, që të mos dijmë më se si është gjendja e fondit të tokës, se si është gjendja e pronave që ka gjithësecili nga qytetarët dhe në fund personat që e posedojnë tokën të mos zotërojnë një dokument ku u njihet titulli i pronësisë", theksoi ministrja.
Gjonaj gjatë kësaj kohe vizitoi edhe Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në Kosovë të Lushnjës dhe në Fier, ku inspektoi nga afër kushtet dhe pati takime me të dënuarit të cilët e njohën me shqetësimet dhe problematikat që hasin në burgje. Për drejtuesit e rinj u lanë detyra, që ata duhet t’i përmbushin gjatë periudhës tre mujore të provës, detyra që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave, trajtimin e të dënuarve dhe sigurinë në burgje.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO