Kur i gjithë procesi i vetingut duhet të përmbyllet brenda një 5-vjeçari më shumë se gjysma e afatit ka përfunduar. Nga nisja e seancave ne KPK, nga 880 vetëm 259 gjyqtarë dhe prokurorë janë verifikuar. Kjo do të thotë se në kushtet e afateve kushtetuese procesi i vetingut është në pikëpyetje. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë raportimit në Këshillin e Integrimit tha se pandemia globale covid-19 ka ndikuar që procesi i vetingut të ecë me ritme të ngadalta duke sjellë jo pak probleme për institucionet e drejtësisë.
“Për Gjykatën Kushtetuese një aspekt i rëndësishëm është procesi i vetingut i cili ka ecur me ritme të ngadalta pasi dhe pandemia ka sjellë problemet, por punohet me partnerët ndërkombëtarë për të shtuar ritmet. Tashmë KPK ka marrë 259 vendime për gjyqtarë e prokurorë, më shumë se gjysma e tyre janë shkarkuar”, tha Gjonaj.
Sa i përket çështjes së ngritur nga BE për fillimin e procedurave për ndjekje penale të gjyqtarëve apo prokurorëve që janë shkarkuar nga vetingu, Gjonaj tha se SPAK ka në hetim një sërë çështjesh të nivelit të lartë që kanë lidhje me ish-kryeprokurorë dhe ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
“SPAK ka filluar procedim penal kundër 23 ish-magjistratëve, përfshirë këtu 9 çështje të gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivel të lartë. Hetimet e pasurisë lidhur me këto raste janë ende në proces. Por padyshim do të jenë objekti kryesor i punës së SPAK ashtu sikurse dhe veprat penale në fushën e korrupsionit me qëllim që të krijohet databaza e të dhënave për subjektet që do të ndëshkohen lidhur me veprat penale të korrupsionit. Edhe BKH do të plotësohet brenda vitit me hetuesit, që do të jenë shumë të rëndësishëm për të ndjekur të gjitha dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u shpreh ministrja.
I.K/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3361
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
16 Tetor 2024, 17:39
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
Diskutohen në kuvend reformat për institucionet demokratike! Tabaku: S'kemi ende reformë të plotë të Kodit Zgjedhor! PS: Të bashkëpunojmë për platformë konkrete, lini akuzat
20 Shtator 2024, 14:51
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator 2024, 12:55
-
‘Antikorrupsioni’, Braçe: Kontrolli i figurës së zyrtarëve, me detyrim
19 Korrik 2024, 13:30
-
Braçe dhe Gjonaj propozojnë ndryshime për mbrojtjen nga duhani: Të ndalohet reklamimi në media! Distributorët të mbajnë përgjegjësi
16 Korrik 2024, 10:50
-
Drafti/ Burg kush i shet cigare të miturve! Braçe: Cepat e Kuvendit plotë bishta, ekspertët e shëndetit e pinë vet
10 Qershor 2024, 15:57
-
KiE vendime historike për Shqipërinë dhe Kosovën, Gjonaj: Reforma në drejtësi ka vlerësim maksimal! SPAK sulmohet pasi është në rrugën e duhur
17 Prill 2024, 18:22
-
DRAFTI/ Kush u shet cigare të miturve burg deri 8 vite! Dënohen me 16 vite nëse shitja e paligjshme sjell vdekje
10 Prill 2024, 20:50
-
Përfaqësuesja e parë nga Shqipëria, Etilda Gjonaj zgjidhet Raportuese e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë e KiE
18 Tetor 2023, 16:03
-
Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Etilda Gjonaj: T'u jepet më shumë mbrojtje, qeveria po përgatit kuadrin ligjor
5 Tetor 2023, 19:26