Projekti kushtetues parashikon që njerëzit e drejtësisë do t’i nënshtrohen një verifikimi të trefishtë për ligjshmërinë e pasurisë, aftësitë profesionale dhe lidhjet me krimin. Nëse shumë prokurorë dhe gjyqtarë do t’i mbijetojnë testimit për aftësisë profesionale dhe skanimit për lidhjet me krimin, ka një pritshmëri të madhe se procesi i rikontrollit të pasurive do të spastrojë sistemin nga elementët e korruptuar, të cilët e kanë shitur drejtësinë.