Vetingu, PD reagon pas ironisë
së Ramës: Je Gënjeshtër!

Vetingu, PD reagon pas ironisë<br />së Ramës: Je Gënjeshtër!
Pas ironisë së Ramës për pretendimet e Partisë Demokratike, që kanë ngritur dyshime se ligji i Vettingut bie ndesh me Kushtetutën është kundër përgjigjur Gerti Bogdani.
 
Deputeti i PD, akuzon kryeministrin se ka gënjyer dhe pasojat janë qindra miliona euro çdo vit për popullin shqiptar.
 
"Ti gënjen e ç’të gënjyer! Gënjeshtrat e tua kushtojnë qindra miliona euro çdo vit duke mashtruar dhe vjedhur popullin tend.

Të paktën Merkelin nuk e kishe gënjyer dot siç nuk gënjen dot më asnjë udhëheqes europian apo amerikan.

Tani ka ardhur koha të merresh me kohë të plotë me ekspozitat dhe të provosh a hap dot ndonjë pa qenë kryeminister!
" shkruan Bogdani.
 
Rama ironizoi pretendimet e Partisë Demokratike, të cilët kanë ngritur dyshime se ligji bie ndesh me Kushtetutën. 
 
"Gënjej unë, gënjen BE, gënjejnë SHBA, gënjejnë të gjithë veç Lulit e PD, që janë i vetmi përkthyes besnik i të vërtetave të këtij vendi", deklaroi Rama në Facebook.
 
Komisioni i Venecias zbardhi mesditën e kësaj të mërkure opinionin final për ligjin e Vettingut, ku konfirmoi kushtetutshmërinë e ligjit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai