Vetingu, PD s'e dërgon në Venecia
për Kushtetuesen pritet hyrja në fuqi

Vetingu, PD s'e dërgon në Venecia<br />për Kushtetuesen pritet hyrja në fuqi
Partia demokratike ende nuk ka një vendim për t'iu drejtuar ose jo gjykatës Kushtetuese për ligjin e vettingut, i cili u votua një ditë më parë në mënyrë të cilësuar në parlament me 88 vota të mazhorancës.
 
Ndonëse partia demokratike ka paralajmëruar se do të ndjekë cdo hap ligjor për të kundërshtuar atë që e cilëson si një ligj antikushtetues, do të presë hyrjen në fuqi për të bërë lëvizjen e radhës për këtë cështje.
 
Sipas parashikimeve ligjore për hyrjen në fuqi të ligjit do të jetë fillimisht Kuvendi që informon Presidentin, i cili ka 20 ditë kohë në dispozicion për tu shprehur me dekret.
 
Pas dekretit të kreut të shtetit, ligji botohet në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë më vonë. Pikërisht me përmbushjen e këtyre afateve do të vendoset rruga që do të ndjekë PD për këtë ligj, e cila do të vendosë për t'iu drejtuar ose jo gjykatës kushtetuese.
 
Duke iu referuar kushtetutës për ankimimin e një ligji në gjykatën kushtetuese, pas hyrjes në fuqi të tij, cdo forcë politike apo grup interesi ka një afat prej 3 vitesh për ankimim. Ndërkaq ka gjasa që për këtë ligj ti drejtohen gjykatës kushtetuese, grupet e interesit, që mund të jenë n ë këtë rast nga shoqata të gjyqësorit.
 
Në këto kushte pa hyrë ligji në fuqi, demokratët nuk kanë parashikuar asnjë lëvizje për atë që e cilësojnë kushtetutshmëri të ligjit, i cili u kalua vetëm nga mazhoranca një ditë më parë.
 
Për debatin publik për dërgimin e ligjit në Venecia, ka disa skenarë të cilët bashkohen në një pikë: janë vetëm institucionet ato që mund ti drejtohen këtij komisioni dhe jo partitë politike.
 
Institucionet që mund të kryejnë këtë lëvizje janë Presidenti i Republikës, gjykata Kushtetuese, nëse opozita apo grupe interesi e ankimojnë ligjin apo edhe kuvendi, ky ku i fundit nuk ka gjasa pasi e votoi me shumicë të cilësuar në seancën e jashtëzakonshme.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën