Një 39-vjeçar nga Korça është vetëplagosur aksidentalisht një ditë më parë, me një armë zjarri në këmbë. Report Tv raporton se bëhet fjalë për personin me inicialet E.M.

39-vjeçari mësohet se pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës, është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip “pistoletë”, e  cila posedohej nga E.M. pa lejen e organeve kompetente. Sakaq, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.