Në fund të sezonit aktual Sebastian Vettel dhe Ferrari do të mbyllin bashkpunimin dhe për pilotin gjerman prej kohësh ishte përfolur se mund të tërhiqej nga garat. Së fundmi raportohet se kjo nuk do të ndodhë.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare Formula 1 informon se sezonin e ardhshëm Sebastian Vettel do të jetë pjesë e skuderisë Aston Martin. Një aventurë e re e gjermanit, që do të jetë me shumë pikëpyetje, pasi nuk dihen objektivat.
33-vjeçari është katër herë kampion i Formula 1, trofe të cilat i ka fituar me skuderinë ‘Red Bull’.
Komento