Vettel dominon në Bahrein,
makinat Lottus në podium

Sebastian Vettel ka qënë i pakapshëm dhe ka fituar duke dominuar çmimin e madh të Bahreinit. Një garë e jashtëzakonshme ajo e kampionit të botës në fuqi që në bordin e makinës Red Bull siguron fitoren e dytë këtë sezon.

I nisur i dyti,gjermani u parakalua në nisje nga Alonso, por brenda pesë xhirosh arriti të kalonte spanjollin e Ferrarit dhe Rosbergun e nisur i pari.

Që prej këtij momenti,Vettel dominoi tërësisht garën, duke kryesuar deri në fund. Një garë për t’u harruar kjo për Ferrarin, që pas një nisje të mirë, u godit nga probleme teknike që kufizuan Alonson në vendin e tetë dhe Massën jashtë zonës së pikëve.

Alonso, pati një problem në sistemin përshpejtues “DRS” në xhirot e para, duke e patur të pamundur përdorimin e tij gjatë të gjithë garës.

E mrekullueshme dita e Lotus-Renault, me Raikkonen që vazhdon të konfirmohet si një pretendent për titullin në vendin e dytë dhe shokun e skuadrës, Grosjean, në shkallën e ulët të podiumit. Surprizë Di Resta me Force India në vendin e katërt, ndërsa Hamilton e përfundoi garën i pesti.

Në cirkuitin e Sakhir një super Vettel që fiton garën dhe super Lotus që plotësoi podiumin.

Klasifikimi për pilotë kryesohet nga Vettel ndërsa Red Bull prinë atë të konstruktorëve.

(a.k/v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës