Vetting në polici vetëm për 'shefat', ndryshimet diskutohen te 'Ligjet'! Zv. ministri Andi Maila: Vettingu në drejtësi, i paplotë pa atë te 'uniformat blu'

Në majin e këtij viti Qeveria njoftoi tërheqjen nga vetting-u i plotë në Policinë e Shtetit dhe paraqiti një draft me ndryshime, të cilat shfuqizojnë zyrtarisht institucionet e vetting-ut, Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe Komisionin Vendor të Vlerësimit, i cili nuk hyri asnjëherë në funksion për gradat e ulëta.

Ndryshimet e ligjit “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme” shfuqizojnë KJV-në dhe KVV-në, amendamente që janë në fazën e diskutimit. Katër vite pas nisjes së këtij procesi, ekzekutivi, nisur edhe nga sugjerimet e ndërkombëtarëve, vendosi të kalojë vetting-un në duart e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ish-SHÇBA, e cila reflektohet në ndryshimet e nenit 5. Qeveria nuk e sheh më të nevojshme të kontrollojë pasurinë, aftësinë profesionale dhe pastërtinë e figurës për gradat e ulëta në polici, por vetëm për ata që pretendojnë të kenë poste drejtuese në vazhdim.

Të gjithë këto ndryshime u diskutuan sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, ku ishte i pranishëm zv. ministri Andi Mahila. Gjatë prezantimi ai tha se vetingu në sistemin e drejtësisë nuk do të ishte e plotë, pa atë polici.

“Qëllimi është për të pasur një trupë profesionale dhe me integritet. Garda, policia, dhe AMP pjesë e vettingut. Ministria e Brendshme ka analizuar në vazhdimësi procesin e vettingut. Janë konstatuar disa problematika. Procesi i vettingut është vlerësuar nga Greco, i cili ka kërkuar kufizim të procesit dhe është sugjeruar të zbatohet në nivelet drejtuese.  Deri tani në procesin e vettingut janë futur 152 subjekte, nga 300 subjekte. Është përfunduar vetting për 66, 6 janë përjashtuar, 10 kanë dhënë dorëheqjen”, tha ai.

Sipas tij ligji kishte disa mangësi si mos përcaktimi në ligj të periudhës për verifikimin e pasurive të deklaruar, mungesa e metodologjive për mbledhjen e të dhënave, mosrealizimin e vettingut brenda kohës së përcaktuar në ligj, nuk është parashikuar dorëheqja e një subjekti gjatë procesit të vettingut.

“Kërkojmë zbatimin e rekomandimeve të Grecos, duke ulur numrin e personave që nënshtrohen vetingut.  Do vetohen në nivele drejtuese, në policinë e shtetit, në gardën dhe AMP. Po përshpejtojë procesin, me qëllim arritjen e synimit kryesor të tij dhe të uljes së efekteve financiare. Të mos jetë me afat, pra jo vetëm ata që janë detyrë të kalojnë në vetting, pasi struktura policore ka lëvizje të shpeshta”, tha z. Ministri.

Ndërsa deputeti demokrat, Dashnor Sula, nga ana e tij u shpreh se ky ligj është ndryshuar 4 herë dhe nuk është zbatuar asnjëherë.

“E nisët me 12 mijë, me policinë e fshatit, dhe nuk merreshit me nivelet drejtuese. Shkrirja e komisionit, ndërprerja e aktivitetit të procesit kalimtar sipas ligjit të 2018’. Kalimi tek një strukturë tjetër SHÇBA, tashmë AMP. Nuk u arrit për 4 vjet. Komisioni i vettingut nuk ka pasur zyra, nuk ka pasur mbështetje nga qeveria. Ka më shumë 1.5 gjysmë që  është konstatuar se nuk po ecën. Në relacion nuk thuhet pse nuk pati efikasitet procesi i vettingut në polici dhe pse dështoi.  Pse është ndërhyrë në ligj në mënyrë kaq të shpeshtë, ende pa nisur ngritja e strukturës?  ‘Në relacion nuk referohet ndryshimi i bërë në fillim të vitit 2021, që u vendos pezullimi vettingut për drejtuesit e gardës.  Në 2019, u bënë ndryshime që caktuan dy organe të tjera për vettngun, komisioni I jashtëm për gradat e larta dhe ish SHÇBA, për gradat e tjera. Pse po bëhet ky ndryshim?”, tha ai.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ari: 26/10/2022 12:21

    vettingu ne polici spati asnje mbeshtetje..ndaj ashtu sic eshte po ti jepet mbeshtetje,dhe pavarsi realizohet.!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?