Vetting-u, ​SHBA: PD rrezikon të
kthehet në parti kundër Reformës

Vetting-u, ​SHBA: PD rrezikon të<br />kthehet në parti kundër Reformës
Partia Demokratike ka çuar Ligjin e Vetting-ut në Gjykatën Kushtetuese.  E pyetur mbi këtë hap të PD-së, ambasada amerikane tha per Shqiptarja.com se i qëndron deklaratës së bërë në datën 23 Shtator mbi këtë cështje. Ambasada tha se është e drejtë kushtetuese e PD të ankimojë ligjin për Vetting.

"Por, PD rrezikon të bëhet ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër Reformës në Drejtësi," u shprehen burimet e Ambasades amerikane ne Tirane per Shqiptarja.com

Është e drejta kushtetuese e opozitës ta ankimojë ligjin e vetting në Gjykatën Kushtetuese. I kemi thënë udhëheqjes së Partisë Demokratike se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik.

Kujtoj deklaratën e bërë nga Presidenti Nishani, i cili tha në një intervistë se edhe pse nuk i pëlqen disa nga nenet e Ligjit të Vetting, as ai dhe as ekspertët e tij ligjorë nuk mund të gjejnë diçka jokushtuetuese në ligj. Ne, Shtetet e Bashkuara, iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e plotë dhe të shpejtë të reformës në drejtësi
”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit