Vetting-u në fuqi, zbatimi kërkon
ngritjen e dy komisioneve

Vetting-u në fuqi, zbatimi kërkon<br />ngritjen e dy komisioneve
Edhe pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ligji i Vetting-ut nuk mund të nisë zbatimin pa ngritjen e dy institucioneve të reja që mundësojnë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në vendimin e saj Kushtetuesja lë hapësira interpretimi sa i përket nisjes së verifikimit të dosjeve dhe ngritjes së dy komisioneve, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioni i Apelimit. Këto dy komisione monitorojnë punën e ILDKP-së dhe DSIK-së.

Ligji për rivlerësimin e pasurisë dhe figurës së gjyqtarëve e prokurorëve dhe pse nga kjo e mërkurë është në fuqi pas zbardhjes së argumenteve të gjykatës kushtetuese, nuk mund të zbatohet menjëherë.

Në faqen 28 të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, thuhet shprehimisht se: “…Gjykata (Kushtetuese) vlerëson se për sa kohë që organet ekzistuese ligjzbatuese kanë vetëm rol ndihmës në procesin e rivlerësimit, përderisa veprimtaria e tyre ushtrohet nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese të rivlerësimit (KPK-ja dhe KA-ja), ato nuk mund të ushtrojnë funksionet e tyre pa u konstituar dhe pa filluar funksionimin këto të fundit…”.

Pra, në bazë të vendimit, ILDKP dhe DSIK duhet të fillojnë verifikimin pasi të krijohen Komisionet e Vetting-ut dhe Komisionet e Apelimit.

E teksa rivlerësimi mbetet ende i pasqaruar dhe nga vendimi i kushtetueses, me ligjin në fuqi gjyqtarët dhe prokurorët duhet të dorëzojnë formularët përkatës brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.

I njohur si Vetting-u fillimisht ligji hyri në fuqi, në Tetor, deri në pezullimin e përkohshëm nga Gjykata Kushtetuese në nëntor 2016, kohë në të cilën kishin kaluar 17 ditë. Me rikthimin në fuqi të ligjit ditën e sotme, gjyqtarëve dhe prokurorëve u mbeten vetëm 13 ditë për të dorëzuar formularët.
Por, në paragrafin e mësipërm të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, thuhet se verifikimi nga DSIK dhe ILDKP duhet të nisë pas krijimit të Komisioneve të Vetting-ut.
Kjo situatë e paqartë ligjore shtron ka bërë që gjyqtarët e prokurorët të kenë paqartësi se si do të veprojnë me depozitimin e deklaratave dhe se si do verifikohen deklaratat e tyre.

Mungesa e një përcaktimi të saktë shterues nga Kushtetuesja për afatet dhe verifikimet mbi rivlerësimin e gjyqtarëve bën që Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët të dojë edhe disa kohë të aktivizohet, pasi më parë duhen zgjedhur anëtarët e Komisioneve të Vetting-ut.

Por si zgjidhen anëtarët e këtyre komisioneve?

Në ndryshimet kushtetuese këto anëtarë komisionesh zgjidhen pasi presidenti i republikës hap garën dhe çdo kush prej tyre nuk duhet të ketë ushtruar më parë funksionin publik të gjyqtarit apo prokurorit.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë

I dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë