Presidenti ka zgjedhur të mos dekretojë ligjin e vetting-ut por ta lërë atë të hyjë në fuqi në heshtje.
Kjo e martë ishte afati i fundit për Kreun e Shtetit për të firmosur dekretin e pranimit ose rrëzimit të lgjit që do të mundësojë kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Nisma e miratuar me 30 gusht mbërriti në presidencë më 1 shtator dhe sipas nenit 84 të kushtetutës, Bujar Nishani kishte 20 ditë kohë për t’u shprehur.
Po sipas këtij neni, ligji quhet i dekretuar në heshtje, hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.
PD nuk votoi në seancën e jashtëzakonshme të gushtit duke akuzuar mazhorancën se prishi konsensusin e ndryshimeve kushtetuese.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com