Gjithsej numërohen 794 gjyqtarë dhe prokurorë që duhet të bëjnë dorëzimet.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka mbyllur procesin e dorëzimeve të formularëve për gjyqtarët, të cilëve do t'u rivlerësohet pasuria. 

Janë 795 gjyqtarë të cilët deri në orën 16:00 të kësaj të marte, kanë dorëzuar formularët pranë KLD-së.

Mes gjyqtarëve bie në sy Rasim Doda i dënuar me 4 vite burg për korrupsion, dënim të cilin e ka apeluar si dhe ish-kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi i pezulluar për abuzim me detyrën. 

Boçi u kallëzua nga një qytetare për favore seksuale. 

Ndër ata që kanë dorëzuar formularët është kryeprokurori Adriatik Llalla si dhe kreu i Gjykatës së Lartë Xhezahir Zaganjori.
 
Formularët do përcillen në drejtim të ILDKPI-së ku edhe do të bëhet verifikimi i pasurisë për gjyqtarët dhe prokurorët, në kuadër të procesit të Vettingut. 

Report Tv është ndalur dhe pranë zyrës së administrimit të formularëve në KLD ku zëdhënësi i këtij institucioni sqaron se dorëheqiet e gjyqtarëve paraqiten në ILDKP dhe Presidencë.

Procesit të rivlersimit të aftësive profesionale, morale dhe pasurisë vec gjyqtarëve dhe prokurorëve do ti nështrohen dhe ndihmësit ligjorë, proces kontrolli i të cilit ata i nënshtrohen për herë të parë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com