Vettingu, Basha: Po e saboton!
Rama: S’është çështje numrash

Vettingu, Basha: Po e saboton!<br />Rama: S’është çështje numrash
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha kanë replikuar në distancë sot për personelin e organeve të Vettingut, që do të kalojnë ditën e enjte në Kuvend.
 
Komisioni i Ligjeve miratoi dje 110 punonjës në staf për këto institucione të rëndësishme të Vettingut, nga 185 që ishin kërkuar.
 
Por PD dhe LSI kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e organeve të Vettingut në mënyrë që të mos u mungojë asgjë në punën e tyre.
 
Nga mbledhja e grupit të PS, sot Rama deklaroi se nuk bëhet fjalë për çështje numrash, ndërsa paralajmëroi opozitën që të përgatitet për debatin e së enjtes në Kuvend, pasi rrezikojnë që të dalin qesharakë.
 
Është hapur një debat i ri për Vettingun, në momentin që flitet për të, për numrin e punonjësve, jemi në një fazë që po bëjmë një ristrukturim të thellë, duke filluar nga ministritë, dhe e dimë shumë mirë që nuk është çështje numri punonjësish, por strukturimi si duhet i një institucioni për të marrë statusin normal.
 
Të enjten do jemi të gatshëm të japim të gjitha përgjigjet e nevojshme, thjesht ja vlen ti paralajmërojmë kolegët tanë që të përgatiten mirë se rrezikojnë të dalim krejtësisht qesharakë, para argumenteve me të cilat do përballen ditën e enjte.
 
Asnjë institucion nuk duhet të zgjerohet dhe rritet për të akomoduar njerëzit nëpër zyra.Në rastin konkret është respektuar plotësisht principi bazë që është mbështetje ekstra për reformën.
 
Të gjithë duhet ta dini që pagat për këtë institucion janë ekstra. Të tilla do të jenë edhe pagat për gjykatësit dhe prokurorët që do dalin pa njollë në skanerin e vettingut
” deklaroi Rama.
 
Basha: Rama po saboton me qëllim Vettingun
Kryetari i PD, Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka akuzuar Edi Ramën se po saboton Reformën në Drejtësi, pasi nuk po përmbush kërkesat e organeve të Vettingut për personelin.
 
Basha u shpreh shumica vendosi që të shkurtonte me 40% kërkesat e komisioneve të Vettingut, ndërsa Rama sipas tij paguan staf në Kryeministri më shumë sesa Trump në SHBA.
 
Lideri i opozitës theksoi se ditën e enjte, PD do të propozojë në Kuvend disa amendamente që kanë në thelb plotësimin e kërkesave të trupës së Vettingut për personal.
 
Dje kemi pasur një mbledhje të gjatë grup. Organet e Vettingut kanë bërë kërkesë për t’u mbështetur sipas ligjit me qëllim që të procedojë pa vonesë që të kemi rezultatet dhe një drejtësi që të mos mbrojë krimin.
 
Rama vendosi të sabotojë, shumica shkurtoi 40% të kërkesave. Është i njëjti Edi Ramë që paguan më shumë personel në Kryeministri sesa Trump në SHBA.
 
Ka para për sharës me pagesë, por për procesin më të rëndësishëm nuk gjenden para për të mbështetur organet e Vettingut.
 
Është akt sabotimi, bëhet me qëllim, pa ndihmën e duhur pa këshilltarët, Vettingu do të kalojë në kalendat greke dhe do të mbetet në dorë të Ramës.
 
Komisionet u votuan në qershor, që të kenë mbështetjen e duhur financiare. Shapin nga sheqeri e ndajnë faktet.
 
Rama po saboton Vettingun, duhet të ndajë mendjen, që të jetë edhe me bandat e Elbasanit edhe me drejtësinë, të dyja nuk mund të rrinë në një vend Rama.
 
Ne do të kemi propozimet tona dhe projektin tonë. Të enjten do të propozojmë për të vendosur atë që kanë kërkuar organet e pavarura të Vettingut, që të kenë mbështetjen e plotë sikur e kanë kërkuar
” deklaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor