Vettingu, Basha: Projekti i shumicës
antikushtetues,sot ne në seancë

Vettingu, Basha: Projekti i shumicës<br />antikushtetues,sot ne në seancë
Pak orë para seancës së jashtëzakonshme ku do të diskutohet e do të votohet për ligjin e vettingut, kryeministri dhe kryetari i opozitës kanë mbledhur grupet parlamentare në selitë përkatëse.

Fillimisht kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur grupin e demokratëve, ku ka folur për rëndësinë e projektligjit ndërsa ka theksuar se ky proces duhet të jetë ligjor dhe jo i politik. Sipas Bashës projketligji aktual është antikushtetues dhe mazhoranca shkeli paktin për konsensusin për kushtetutën dhe 7 ligjet.

Sipas kreut të opozitës shkelja e konsensusit vjen për shkak se kryeministri po kërkon të ketë kontroll tërësor politik në procesin e vlerësimit të gjyqtarëve. Ndërsa opozita është në unison në qëndrimin e saj për të kërkuar përfshirjen në projektligj të amendamenteve të saj, deputetë demokratë do të jenë në seancë.

Nëse nuk do të merren në konsideratë amendamentet e PD për këtë ligj, atëherë opozita do të largohet duke mos marrë pjesë në votim. Nëse ligji do të kalojë vetëm nga mazhoranca, opozita do të ndjekë hapa të tjerë ligjor duke iu drejtuar gjykatës kushtetuese. 

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën