Vettingu,Basha:Sipas Kushtetutës
Rama ironizon:E paske përkthye

Vettingu,Basha:Sipas Kushtetutës<br />Rama ironizon:E paske përkthye
TIRANE- Ligji i Vettingut dhe Opinioni i Komisionit të Venecias kanë përplasur në distancë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha. 

Gjatë një deklarate për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Basha, nuk e ka përmendur për asnjë moment Komisionin e Venecias. Kryetarin i PD theksoi se ligji i Vettingut do zbatohet sipas përcaktimeve Kushtetuese.
"Ne do të marrim përgjegjësitë e plota për zbatimin e ligjit të Vetingut dhe Reformës në Drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese, për largimin e kriminelëve nga politika sipas ligjit të dekriminalizimit, për luftë pa kompromis kundër drogës, krimit dhe korrupsionit, dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme  për shqiptarët", u shpreh Basha. 

Pas kësaj deklarate të Bashës, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ironizon qëndrimin e Bashës, duke theksuar se kryetari i PD ka përkthyer BE-në. 

"Luli sapo paska përkthyer BE-në: Shqipëria diktaturë afrikane pa zgjedhje të lira! Saliu shiu, Luli breshëri ç'i gjeti demokratët ç'i gjeti", shkruan Rama në rrjetet sociale. 

rama ne fb
(Postimi i Ramës në Facebook)

Negociatat, Basha kritika qeverisë: Gjendja në vend, e rëndë 
Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se konkluzionet e Këshillit të Europës ishin mjaft të qarta për gjendjen e rëndë që po kalon Shqipëria në këto momente.
 "Këshilli Europian i ka publikuar tashmë konkluzionet e veta. Konkluzionet e Këshillit Europian tashmë nuk lënë shteg për interpretime. Gjendja në vend është shumë e rëndë, siç e njohin, siç e prekin shqiptarët dhe jo siç është përpjekur ta shesë qeveria, kryeministri. Eshtë një provë për fat të keq se as populli dhe as Europa nuk gënjehet me lugën bosh të propagandës dhe të mashtrimeve. Lajmi i mirë këtu është se Europa, duke mos lënë asnjë shteg për interpretim, çmonton spekulimet dhe mashtrimet e deritanishme mbi problemet e rënda me të cilat po përballet Shqipëria dhe shqiptarët, dhe hap rrugën për marrjen e përgjegjësive".

Basha akuzoi se qeveria nuk merr përgjegjësitë për garantimin e zgjedhjeve të lira, zbatimin e Vettingut dhe ligjit të dekriminalizimit, të cilat tha se do t'i bëjë PD kur të vijë në pushtet.
 
Sipas tij, edhe pse BE foli institucionalisht duke u shprehur se asnjë prej 5 prioriteteve nuk është përmbushur, Rama mohon të pranojë konkluzionet.
"Asnjëherë në 26 vite, dhe për herë të parë në këto 26 vite, gjashtë muaj para zgjedhjeve, Bashkimi Europian i jep këtë shuplakë qeverisjes duke e kujtuar se nuk ka plotësuar asnjë nga 5 prioritetet kyçe dhe se ka probleme të rënda me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, me luftën kundër krimit dhe drogës në veçanti, dhe me luftën kundër korrupsionit.

Nga njëra anë kemi kryeministrin, i cili edhe mbrëmë refuzoi të pranojë këtë të vërtetë, që tashmë nuk e thotë vetëm qytetari shqiptar, media shqiptare, por e thotë institucionalisht Bashkimi Europian".


Sipas Bashes, Rama ka refuzuar pergjegjesite e daljes nga kjo situate.
"Duke mohuar problemet e rënda; me drogën, me krimin, me korrupsionin, me moszbatimin e ligjit për dekriminalizimin, dhe mos marrjen e përgjegjësive për zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveria, z.Rama faktikisht kanë refuzuar të marrin përgjegjësitë për daljen nga kjo situatë.

Eshtë turp për Shqipërinë dhe për shqiptarët, që në fund të vitit 2016, në vend të lajmit pozitiv për hapjen e negociatave, të marrin një vlerësim të denjë për vende diktatoriale të Afrikës".


Basha shtoi me tej se, "dua t’i siguroj shqiptarët se unë dhe Partia Demokratike do të marrim përgjegjësitë e plota për zbatimin e ligjit të Vetingut dhe Reformës në Drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese, për largimin e kriminelëve nga politika sipas ligjit të dekriminalizimit, për luftë pa kompromis kundër drogës, krimit dhe korrupsionit, dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme  për shqiptarët. Ne do t’i heqim këto pengesa për integrimin e vendit, që janë njëkohësisht edhe pengesa kryesore për mirëqenien e shqiptarëve sot".

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)