Vettingu, BE përgënjeshtron PD:
Përkthimi nga shqiptarët

Vettingu, BE përgënjeshtron PD:<br />Përkthimi nga shqiptarët
TIRANE-Zyra e BE në Tiranë përgënjeshtron pretendimet e Partisë Demokratike për Vettingun. PD u shpreh zyrtarisht se ligji për Vettingun është përkthyer keq dhe se i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të ripërsërisë kërkesën ndaj Komisionit të Venecias. BE deklaroi sot se ligji i Vetingut dhe Kushtetuta janë përkthyer nga shqiptarët. Një televizion i njohur pranë opozitës i kushton një kronikë përkthimit keq të Vetting duke akuzuar si përgjegjës, EURALIUS. Pak orë pas këtyre lajmeve, disa portale shkruan se shefi i EURALIUS është larguar nga Shqipëria pasi është shkarkuar nga detyra.
Por ndaj këtyre zërave përgjigja erdhi sot zyra e BE në Tiranë, që sqaroi se shefi i EURALIUS jo vetëm se nuk është larguar nga Shqipëria, apo shkarkuar. Përgjigja për akuzat mbi përkthimin. “Për çdo komunikim zyrtar me palët e treta mbajnë përgjegjësi institucionet e shtetit shqiptar”.

Reagimi per Report Tv e Shqiptarja.com
Zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë ka hedhur poshtë pretendimet mediatike të shkarkimit nga detyra të kreut të misionit Euralius në vendin tonë Rainer Deville.
 
Duke iu përgjigjur interesimit të Report tv për këtë cështje, zyra e BE sqaron "EURALIUS IV u siguron asistencë teknike institucioneve përfituese dhe palëve të interesuara lidhur me sektorin e drejtësisë në Shqipëri, në kuadrin e praktikave më të mira të BE-së dhe standardeve përkatëse evropiane.
 
Komisioni Evropian e përgëzon këtë angazhim. Pretendimet se drejtuesi i ekipit EURALIUS IV është larguar nga posti i tij janë krejtësisht të pasakta.
 
Drejtuesi i ekipit është aktualisht me leje
" thuhet në njoftim.
 
Nga disa media dje dhe sot u raportua se shefi i zyrës së Euralius në Tiranë Rainer Deville u shkarkua, pasi përktheu gabim ligjin e Vettingut që u dërgua në Venecia, por zyra e BE mohon lajmin.
 
Ndërsa zyra e BE jep edhe një përgjigje për pretendimet për përkthimin e ligjit kur deklaron se janë institucionet shqiptare përgjegjëse për komunikimet me palët e treta.
 
"Institucionet shqiptare janë përgjegjëse për komunikimet zyrtare me palët e treta dhe sigurojnë nën përgjegjësinë e tyre transmetimin zyrtar të dokumenteve ligjore që përbëjnë një pjesë të legjislacionit të brendshëm zyrtare"

Këtë mërkurë partia demokratike i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të sqarojë përkthimin e ligjit të Vettingut, pasi sipas opozitës ka deformime në përkthim që cënojnë thelbin e tij. 

Rainer Deville letra

Po kush është Rainer Deville?
Rainer Deville është shefi i EURALIUS, misionit të eksperteve ligjore europiane. Ai ka qenë një ndër personat kyç në dy vite kur është punuar mbi Reformën në Drejtesi. Në orët e fundit Deville e ka parë veten në mesin e në debati të ndezur politik, pas akuzave të PD, kryetarit të PD, Basha dhe ish-kryeministrit Berisha për atë që u konsiderua si përkthim i gabuar të ligjit për Vetingun që aktualisht pret një opinion në Komisionin e Venecias.

Që nga shtatori i vitit 2014 ai drejton misionin Euralius në Shqipëri. Rainer Deville ka qenë gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Apelit në Gjermani. Ai ka nisur profesionin e gjyqtarit në vitin 1989, duke gjykuar shumë raste të natyrës penale, civile dhe tregtare në Gjykatat e shkallëve të ndryshme. Ai ka pasur eksperienca pune në Bruksel, duke drejtuar projekte në fushën e gjyqësorit, sidomos në Letoni dhe Kroaci, gjatë afrimit te tyre në BE. 

Vetting
Vettingu aktualisht është kthyer në qendër të debateve pasi Brukseli vlerësoi se zbatimi i tij është çelësi për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E majta akuzon se PD bllokoi Vetting me qëllim që shqiptarëve tu bllokohen negociatat, kurse e djathta akuzoi se PS shkeli konsensusin gjatë hartimit të draftit për Reformën në Drejtësi.

(dy.b/d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai