Vettingu do të dërgohet nesër
Venecia:Përgjigjemi në dhjetor
Dedja për Report Tv: Dosja po përkthehet

Vettingu do të dërgohet nesër<br />Venecia:Përgjigjemi në dhjetor<br />Dedja për Report Tv: Dosja po përkthehet
Dosja e Vettingut pritet t’i përcillet të premten komisionit të Venecias. Burime zyrtare nga kjo gjykatë pohojnë se dosja me argument përse kërkohet opinioni i këtij komisionin, vendimin e arsyetuar dhe të detajuar përse u vendos pezullimi ligjit dhe argumentet e secilës palë, po përkthehet në anglisht dhe të premten mund të niset zyrtarisht drejt Komisionit të Venecias.
 
Në dosje përfshihet gjithashtu varianti në anglisht i ligjit të Vettingut i miratuar në 30 shtator dhe kushtetutës të vëna në dispozicion nga Euralius.
 
I kontaktuar nga Report Tv se kur strukturës europiane që asiston në hartimin e ligjeve, do t’i kërkohet opinioni për ligjin bazë të reformës në drejtësi, Bashkim Dedja kryetar I gjykatës u përgjigj;
 
"Sa më shpejt të jetë e mundur. Po përkthehen të gjithë materialet që do shkojnë në Venecia, nuk është vetëm ligji pjesë e dosjes.
 
Unë aktualisht nuk jam në Shqipëri por i gjithë materiali po bëhet gati për t’u dërguar atje
" tha ai. Ligj i Vettingut u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me arsyetimin se do të dërgohet në Venecia për opinion.
 
Komisioni i Venecias: Përgjigjemi në dhjetor
Komisioni i Venecias u shpreh për vizion plus së përgjigja për opinionin për ligjin e Vettingut do të jepet brenda muajit dhjetor.
 
"Komisioni i Venecias nuk është njohur ende zyrtarisht me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, por e kemi mësuar këtë nga media. Me shumë mundësi ne do të miratojmë opinionin tonë mbi këtë Amicus Curiae gjatë sesionit të 9 dhe 10 Dhjetorit të këtij viti". 

Rrëzimi i Vettingut nga Gjykata dhe reagimi i SHBA
Kushtetuesja ka marrë vendimin në dhomë këshilli duke arsyetuar pezullimin e efekteve të këtij ligji dhe dërgimin e tij për opinion në komisionin e Venecias.
 
Deri në një përgjigje të Venecias dhe gjykimit më pas në themel të ligjit efektet të cilat preknin gjyqtarët dhe prokurorët në procesin e rivlerësimit do të qëndrojnë të ngrira.
 
Ambasada e SHBA dhe e Bashkimit Europian në Tiranë kanë kërkuar që dërgimi i ligjit në Komisionin e Venecias të ndodhë sa më shpejt për të mos humbur kohë.
 
"Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias. Nxisim që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa.
 
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit
".


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari