Personat që u kanë dhuruar para apo pasuri të paluajtshme gjyqtarëve, prokurorëve dhe familjarëve të tyre, që u kanë dhënë para borxh apo u kanë marrë para borxh, duhet të justifikojnë ligjshmërinë e burimit të pasurisë. Drafti për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve, i njohur ndryshe si procesi i Vetingut, për herë të parë, parashikon një verifikim shterues të ligjshmërisë së pasurisë së njerëzve të drejtësisë, duke mbyllur çdo hapësirë për justifikime, manovra dhe alibi.
Ka një perceptim të fortë publik se, rreth 80 për qind të gjyqtarëve dhe prokurorëve posedojnë pasuri të paligjshme, por në deklaratat e pasurisë dorëzuar pranë ILDKP, skemat e justifikimit janë të njëjta, duke nisur që nga huadhëniet, huamarrjet tek personat dhe bankat, shitjet e pasurive të paluajtshme me çmim të lartë dhe blerje me çmim të ulët etj. Në këto kushte, në ligjin për Vetingun është parashikuar që personat e deklaruar në cilësinë e dhuruesit, huadhënësit ose huamarrësit të prokurorit apo gjyqtarit, nëse konfirmojnë këto marrëdhënie, kanë detyrimin për të justifikuar ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.
/Shqiptarja.com