Shkak i vonesës i ishte mungesa e njërit prej deputetëve të Partisë Demokratike që për arsye shëndetësore ndodhet jashtë Shqipërie.
Pavarësisht se Partia kishte sjellë dhe zëvendësues për 2 komisionet e posaçme që do përzgjedhin 27 njerëzit e Vettingut, ata gabimisht ishin caktuar të gjithë tek njeri nga komisionet.
Duke e bërë të pamundur funksionimin e tjetrit në raste të tilla kur qoftë njëri prej deputetëve mungon.
Bëhet fjalë për komisionin me 12 anëtarë tek i cili nuk mund të votohet nëse nuk janë të gjithë deputetët.
Deri në këto momente drejtoria e Kuvendit ishte në negociata me kryetarin Meta për të gjetur një zgjidhje alternative, pra huazimi i një anëtari nga komisioni tjetër i posaçëm.
Fakti që datat e votimit janë caktuar nënkupton se Vettingu po zhbllokohet.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
