Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli sërish nga Kuvendi për Vettingun në Politikë, një propozim i tyre, teksa tha se është shumë i vendosur për ta çuar përpara këtë nismë. Basha foli edhe për aleanca të fshehta mes atyre që nuk e duan këtë nismë.
"Që parlamenti, qeveria dhe institucionet e tjera që u përkasin qytetarëve, të punojnë për familjet shqiptare, për problemet e vogla dhe të mëdha që shqetësojnë çdo ditë njerëzit e këtij vendi, duhet të mos jenë strehë për ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve dhe që janë pasuruar në kurriz të tyre, duke marrë vendime dhe ulur e ngritur kartonat në shërbim të krimit apo oligarkisë, në dëm të familjeve shqiptare. Padyshim e di, që kjo nismë e shumëpritur nga qytetarët, nga disa anatemohet si drakoniane. Shoh edhe se si po shkelet syri ekraneve mes atyre që duken të pangjashëm në tip, por janë të ngjashëm në halle. I shoh teksa po saldojnë edhe aleanca të fshehta e publike, të diktuara nga frika që ju ngjall përballja me atë që i kanë bërë këtij vendi, të dëshpëruar për të ruajtur status quo-në dhe ekuilibrat e vjetër. Por rendi i gjërave ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Prandaj kundërshtarët e vettingut në politikë do të jenë një pakicë e papërfillshme, pasi të paktë janë përfituesit nga abuzimet që kryejnë ata që kthyen jetën e shqiptarëve në makth. Ndërsa të shumtë, në fakt shumicë absolute janë të gjithë ata shqiptare e shqiptarë që përfitojnë nga fundi i makthit të korrupsionit dhe krimit të lidhur me politikën.
Lajmi kryesor:
Rama: PD një zog dykrenar, por jo një shqiponjë! Akademitë e Barinjve janë në gjithë botën! Basha flet për aleanca të fshehta kundër Vettingut në politikë: Shoh si shkelet syri ekraneve
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1650
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë
29 Dhjetor, 10:48
-
‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm
28 Dhjetor, 21:20
-
'Jam i qetë dhe i vendosur', Rama komenton punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media
28 Dhjetor, 18:20
-
Magjia e dimrit në malin e Gramozit, mbulohet nga 'velloja e bardhë' e dëborës (VIDEO)
28 Dhjetor, 17:29
-
PD: Miliona euro për studimet për pyjet, asnjë rezultat
28 Dhjetor, 15:49
-
Eduard Zaloshnja/ Sondazhi: 41.5 % e shqiptarëve mendim pozitiv për Ramën! Berisha vetëm 21. 4 %
28 Dhjetor, 13:34
-
Salianji nga burgu: PD të ruajë votën e diasporës
28 Dhjetor, 12:04
-
VIDEO/ 'Kërcen prifti nga belaja!' Deputetët e PD në festën e Vitit të Ri 'tërbohen' me këngën e Berishës! Shërohet Gjekmarkaj
28 Dhjetor, 11:35
-
Nga Nancy Van Horn te Gonzato kush ishin ambasadorët e ftuar në mbrëmjen e kryeministrit
28 Dhjetor, 11:10
-
Rrëfimi i kryeministrit Rama: Prej shumë kohësh s’e ndjek Festivalin e RTSH dhe nuk besoj se do e bëj ndonjëherë
28 Dhjetor, 09:10
-
Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!
27 Dhjetor, 20:03
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor, 19:13