Rama kandidon për Kolegjin e Apelimit, një organ ky i cili do të shqyrtojë ankesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të skualifikuar.
Gjatë dëshmisë përpara deputetëve në komisioinin ad hoc, Ina Rama u shpreh se gëzon besueshmëri të plotë për të ushtruar këtë detyrë.
"Unë gëzoj besushmërinë e publikut për këtë rol. Kam punuar me përkushtim, kam qenë e paanshme dhe nuk jam pranë asnjë force politike. Nëse do të isha përfshirë në politikë, do të isha sistemuar në ndonjë post tjetër. Kam bërë 5 vite beteja ligjore që të rikthehesha në gjyqësor. Kam fituar gjyqin në të gjitha shkallër, por nuk ekzekutohet vendimi", është shprehur Ina Rama.
Nga ana tjetër, deputeti i PD, Flamur Noka i kujtoi ish-kryeprokurores akuzat e demokratëve për qëndrime të njëanshme të saj e të ndikuara politikisht, si dhe skualifikimin nga Gjykata e Strasburgut disa muaj më parë.
"Mendoni se akuzat për politizim dhe përfshirje në çeshtje politike, bëjnë që të humbet besimi te ju? Ju kujtoj që jeni kandidaturë e skualifikuar nga Gjykata e Strasburgut", tha deputeti demokrat.
Përgjigja e Ina Ramës ishte se ka punuar me profesionalizëm dhe paanshmëri. Ndërsa sa i takon Strasburgut, Ina Rama u përgjigj se skualifikimi erdhi për shkak të procedurave.
"Lista u kthye mbrapsht per mos ndjekje te procedurës nga Shqipëria. Arsyet ishin procedurale. Asnjë gjë personale", tha Ina Rama.
Ina Rama kandidon në Kolegjin e Apelimit
Ish-kryeprokurorja Ina Rama kandidon për një vend në Kolegjin e Apelimit. Kolegji i Apelimit është organi i cili do të shqyrtojë ankesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të skualifikuar.
Debati në komisionin ad hoc të Vettingut
Ina Rama: Nuk kam të afërm në sistemin e drejtësisë.
Flamur Noka: Keni lidhje me ndonjë force politike?
Rama: Jo.
Noka-Luan Rames: Je në konflikt interesi, ke të njëjtin mbiemër.
Noka: Gezoni besueshmërinë e publikut?
Ina Rama: Besoj shume. Gjate ushtrimit te funksioneve te mia kam punuar me përkushtim.
Noka: Akuzat ndaj jush bëjnë të humbni besueshmërinë?
Ina Rama: Jo nuk besoj. Nuk ndjehem e politizuar.
Flamur Noka: Jeni skualifikuar nga gjykata e Strasburgut, perse? Keni dijeni për arsyet?
Ina Rama: Lista u kthye mbrapsht per mos ndjekje te procedurës nga Shqipëria. Arsyet ishin procedurale. Asnjë gjë personale.
Noka: A jeni mirënjohëse ndaj kryeministrit që ngul këmbe t’ju fusi në çdo institucion duke propozuar emrin tuaj?
Ina Rama: Kjo s’ka lidhje me mua.
Noka: Gatë kohës si kryeprokurore keni pasur ceshtje të rëndësishme që jeni akuzuar për përfshirje
Ina Rama: Unë nuk e kam ndjerë veten asnjëherë të politizuar për t’u përfshirë në ceshtje.