Vettingu/ KJV: Nuk na provoi ligjërisht ndihmën e vëllait! Probleme me deklarimin e pasurisë; Shabani: S'kisha njohuri si plotësohej formulari

Vettingu/ KJV: Nuk na provoi ligjërisht ndihmën e vëllait! Probleme me deklarimin e pasurisë; Shabani: S'kisha njohuri si plotësohej formulari

Besim Shabani

Besim Shabani, zv drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve dhe familjeve të tyre në Gardën e Republikës, sipas KJV nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër ai nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare.

"Nuk arriti Shabani te na provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait me 20 mijë dollarë. Por do vlerësohet kjo në fund.

Shabani duhet të plotësonte satësisht çdo të dhënë dhe informacion për pasuri e llogari bankare. Nderkohë rezulton që nje llogari bakare e mbyllur, para se të plotësonte deklaratën e të dilte ne vetting se ka raportuar. Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë. Te cilat si ka treguar. Në 2007 ka hapur një llogari bankare 20 mijë dollarë. Automjetin e deklaruar saktë dhe e ka blere me te ardhura te ligjshme", tha KJV.

Kurse Shabani është justifikuar duke thënë se nuk kishte qëllim që ti fshihte të dhënat por  nuk ka  pasur dijeni si plotësohet fromulari.

"Nuk kisha qellim ti fshihja. Por s'kisha njohuri si plotësohej formulari. Kisha vetëm 30 dite kohe. Isha i zënë me punë. Zyra e finances e gardes ishte e zene. C'të beja. Po e vërtet, por janë leket e vëllait tim. Si mbajta në shtepi se kisha frike. Kur erdhi vëllai nga Amerika i terhoqa ia dhashë.

Kam vetëm shtëpinë e vitit 2003. Pasuria ime totale 4 milion lekë. Ndërsa të ardhruat tona janë 20 milion leke ndër vite. Kam nje bilanc pozitiv 7.5 mil lekë. S'kemi bërë kurrë në jetë një udhëtim turistik jashtë vendit. Fëmijët i arsimoj në shkolle publike. Unë jetoj në një nivel normal. S'kam fshehur kurrë pasuri s'kam patur arsye. Jam i ndershëm.

Ju duhet të merrni parasysh 20 mijë dollaret qe me ka sjell vëllai. S'kisha kohe që për 30 dite ti beja të  gjitha dokumentat. Nga 93-1998, kam shpenzime të ulta. Isha i pamartuar. Llogarinë mbaja unë. Pasi vëllai në amerik sillte leket. Ndihmoja familjen duke i tërhequr ne bankë dhe ua çoja.

Për herë të parë  kam meduar se vëllai meqenëse ishte pa letra i sillnte nëpërmjet shokëve në banke. Por kurrë unë s'kam fshehur e skam shkelur ligjin. Vëllai ishte pa letra dhe vetëm në 2015 ka marrë pasaportën amerikane dhe në 2000 nisi jetën në Amerikë.

Paratë i kam tërhequr në bankë. Ia kam dërguar babit. Dhe ai ka blerë apartament për vëllain në Koplik. Por pasuria e vellait sështe e imja as ajo e babait. Tërë jetën kam punuar me përkushtim. Kam rrezikuar jetën por sërish jam i ndershëm dhe punoj. Më lejoni te vazhdoj detyrën.

Të nderuar zotëri as me dore si kam prekur këto lekë që thoni ju. Vetëm 900 dollarë interesa kam marë unë. Te tjerat erdhën me bankë nga Amerika qëndruan ne banke e deri sa i mori vellai. Vëllai im ka punuar në ndërtim fillimisht me pas kuzhinjer në restorante", tha Shabani.


Lajmi kryesor:

Besim Shabani në Vetting, KJV: Nuk na provoi ligjërisht ndihmën e vëllait nga Amerika, probleme me deklarimin e pasurisë; Zv. drejtori i sigurisë së PLSH-ve: S'dija si plotësohej formulari


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump