Vettingu, Komisioni i Venecias
jep opinionin final në 7 Dhjeto

Vettingu, Komisioni i Venecias<br />jep opinionin final në 7 Dhjeto
Komisioni Venecias do të japë opinionin përfundimtar për ligjin e vettingut, në 7 dhjetor. Burime pranë këtij Komisioni pohojnë se është zhvilluar një mbledhje paraprake, për të marrë në shqyrtim kërkesën e Gjykatës Kushtetuese.

Nga kjo mbledhje, Komisioni i Venecias ka dalë me një komunikim paraprak, i cili i është përcjellë palës shqiptare ku shprehen se të gjitha nenet e ligjit të vettingut janë në përputhje me Kushtetutën. 

Ndërsa opinioni përfundimtar do të jepet në 7 dhjetor. Përgjigja e Venecias do t'i përcillet ambasadorëve të unionit të atashuar në Bruksel.

Ky opinion merret parasysh për vendimin e Këshillit Europian për negociatat për Shqipërinë, pavarësisht se çfarë vendos dhe kur mblidhet Gjykata Kushtetuese. Këshilli i Ministrave të BE-së do të mblidhen pas datës 15 dhjetor, kur edhe pritet të vendosin për rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen ose jo të negociatave me BE-në.

Pala shqiptare do të njihet zyrtarisht me opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias në datën 9 dhjetor. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon