Vettingu/ Seanca për gjyqtaren Kosova, KPK: Është e pastër, s'ka bërë deklarim të rremë

Vettingu/ Seanca për gjyqtaren Kosova, KPK: Është e pastër, s'ka bërë deklarim të rremë

Gjyqtarja Nertina Kosova në KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar ditën e sotme seancën në ngarkim të gjyqtares së Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, në Tiranë, Nertina Kosova. Kosova ka zgjedhur të dalë vetë para Komisionit të Pavarur të Kualifimit, duke mos zgjedhur avokat.  Trupa gjykuese e kryesuar nga Firdes Shuli, dhe e përbërë nga Roland Ilia, dhe Olsi Komici paraqiti  të dhënat për Kosovën në bazë të tri kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, figurës, dhe aftësive profesionale.

Në seancën e sotme është paraqitur raporti i ILDKPI-së, ku thuhet Kosova ka kryer një deklarim të saktë dhe se nuk ka fshehur pasurinë. Në hetimin që ka kryer KPK-ja, gjyqtarja Nertina Kosova, ka deklaruar në vitin 2017 një apartament me sipërfaqe 120 metra katrorë në rrugën Don Bosko, të blerë në vitin 2006 për 6 milionë lekë.

Sipas KPK-së, Kosova nuk ka patur burime të mjaftueshme parash për të blerë këtë apartament. Gjyqtarja ka thënë se apartamenti është blerë 5 milionë lekë me kredi dhe 1 milionë lekë kursime familjare.

KPK ka thënë se pas depozitimit të argumenteve nga gjyqtarja dhe provave, ka dalë në përfundimin se gjyqtarja ka patur burim të ligjshëm pasurie për shumën rreth 1 milionë lekë. KPK ka theksuar se të gjyqtarja i ka deklaruar saktë llogaritë bankare, kartën e kreditit, si edhe kursimet duke mos fshehur kështu pasurinë.

Kriteri tjetër, ai i pastërtisë së figurës është dorëzuar një raport nga DSIK ku thuhet se gjyqtarja nuk ka problem me pastërtinë e gjyqtares. Sipas KPK-së, për gjyqtaren ka patur një denoncim, por sipas verifikimeve të vetë KPK-së, denoncimi nga shtetasi me inicialet F.H, s’ka patur prova. Nga verifikimet ka rezultuar se gjyqtarja Nertina Kosova, s’ka asnjë masë disiplinore dhe është e aftë nga ana profesionale.

“Jam dakord me rezultatet e Vetting. Gjatë Vetting kam dhëne përgjigje me korrektësi. Gjatë karrierës sime mbi 20 vjeçare kam respektuar ligjin. Dua të rikonfirmohem në detyrë”-është shprehur gjyqtarja pas relacionit të KPK-së.

Vendimi për Kosovën pritet të jepet nesër më 18 korrik. Nertina Kosova ishte gjyqtarja që i ktheu pasaportën ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro