Vettingu, Kushtetuesja 'rrëzon'
Kuvendin, lë në fuqi pezullimin

Vettingu, Kushtetuesja 'rrëzon'<br />Kuvendin, lë në fuqi pezullimin
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit ndaj ligjit të Vettingut. Kërkesa u parashtrua sot gjatë seancës ku u dëgjuan palët e përfshira në proces. Në prani edhe të dy ambasadorëve, atij të SHBA, Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin, trupa e Kushtetueses i ka qëndruar vendimit të 25 tetorit, që çoi në pezullimin e efekteve të ligjit. 

Partia Demokratike ka kërkuar shfuqizimin e vettingut, duke pretentuar se ai shkel Kushtetutën. Ndërsa Kuvendi kërkoi nga Kushtetuesja heqjen e masës së pezullimit të ligjit. Pas dëgjimit të palëve, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendimin dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së Kuvendit në prani të ambasadorëve Lu e Vlahutin.  

[gallery]19787[/gallery]

Seanca
Demokratët u përfaqësuan nga deputeti Oerd Bylykbashi si dhe ekspertët ligjorë Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso.
 
Ndërsa PS përfaqësohet nga tre deputetët Pandeli Majko, Vasilika Hysi si dhe Fatmir Xhafaj, njëherazi kryetar i komisionit të reformës në drejtësi.

Gjykata Kushtetuese ka bërë palë në proces edhe Unionin e Gjyqtarëve, të cilët, ashtu si PD, kanë ankimuar vettingun në Kushtetuese, ndërsa përfaqësohen në seancë nga kreu i UGJSH, Gerd Hoxha.
 
Deputeti socialist, Pandeli Majko, kërkoi nga Kushtetuesja heqjen e masës së pezullimit të ligjit të vettingut. 

"Kuvendi, para se të parashtrojë pretendimin e saj, kërkon tërheqjen e masës së pezullimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese". Në çfarë motivesh është bazuar Gjykata Kushtetuese që ka pezulluar ligjin? Një standard i gjykatës që nuk gjendet në ligj", u shpreh Majko.

Ai theksoi se qëndrimi i Kushtetueses është ndërhyrje ekstreme në vullnetin e ligjvënësve. "Vendimi i Kushtetueses është ndërhyrje ekstreme në vullnetin e ligjvënësit, rrezikon këtë institucion pasi nuk evidentohet asnjë efekt negativ i ligjit. Pse nuk ka marrë për baze gjykata parimin e proporcionalitetit? Gjykata nuk marrë në konsiderate asnjë nga 4 kushtet bazë për pezullimin e ligjit, kërkojmë shfuqizimin e këtij vendimi", tha Majko.
 
Kundër kërkesës së Kuvendi u rendit kreu i Unionit të Gjyqtarëve shqiptarë, Gerd Hoxha.
 
"Jemi kundër kërkesës së Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit të ligjit. Ligji është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën", tha Hoxha.
 
Në koherencë të plotë me Unionin e Gjyqtarëve janë demokratët.
 
"Ne jemi kundër kërkesë së Kuvendit pasi bie ndesh me Kushtetutën. Vendimi i Gjykatës nuk mund të vihet në dyshim nga askush por respektohet dhe bazohet. Vetë Kuvendi pranon që situata në legjislacion vendimi për pezullim nuk publikohet menjëherë por kur mbyllet shqyrtimi", tha eksperti ligjor i PD, Gazmend Bardhi.

gazmend bardhi kushtetuese
Eksperti i PD-së Gazmend Bardhi
 
Ndërkohë, Kushtetuesja nuk do të marrë vendim sot për kërkesën e demokratëve, atë të shfuqizimit të ligjit. Seanca e sotme është paraprake për të dëgjuar pretendimet e palëve dhe vendosur lidhur me kërkesën e Kuvendit për pezullimin e efekteve të ligjit.
 
Gjykata Kushtetuese do të vendosë zyrtarisht për fatet e vettingut, pas marrjes së opinionit të Komisionit të Venecias, lidhur me çështjen nëse Kushtetuesja ka tagër për të shqyrtuar këtë ligj apo jo. Proceduralisht, Venecia pritet të kthejë përgjigje pas 2 muajsh. 

Lu dhe Vlahutin në seancë
Të pranishëm në seancën e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e ligjit të vettingut ishin edhe ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin. 

Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Shqiptarja.com, Lu e Vlahutin ndodhen në seancën e Kushtetueses, duke ndjekur diskutimet për ligjin e pastrimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pavarësisht prezencës së Lu e Vlahutin, gjyqtarët e Kushtetueses nuk u tërhoqën nga vendimi për të pezulluar vettingun. 

Diskutimet gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese

Gazmend Bardhi: Ligji është antikushtetues, por ligji nuk mundëson largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe qëndrojnë në sistem. Të vetmit që rrezikojnë nga ky ligj janë gjyqtarët e prokuroret e ndershëm që nuk i shërbejnë Kryeministrit. ILDKP është organ i pavarur, por zgjedhja e kryetarit me shumicë të thjeshtë krijon problem. ILDKP mund të deformojë vettingun të prishë apo të fshehë prova. Ndryshe nga përcaktimi kushtetues, është DSIK, që bën kontrollin e figurës. DSIK është institucion në varësi të Kryeministrit, Drejtuesi i DSIK, emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri.
 
Bashkim Dedja-Bardhit: Nuk jemi për politike këtu...
 
Gazmend Bardhi: Ligji cenon edhe parimin e barazisë para ligjit.
 
Dedja- Bardhit: Koncentrohu sepse koha po mbaron. Në mënyrë të përmbledhur.
 
Bardhi: Kërkojmë deklarimin antikushtetues të ligjit. Ligji cenon edhe parimin e barazisë para ligjit.
 
Dedja-Bardhit: Koncentrohu sepse koha po mbaron. Në mënyrë të përmbledhur.
 
Besnik Ymeri (anëtar i Kushtetueses): Jemi subjekt i ligjit, a mendoni se jemi ne konflikt interesi?
 
Gazmend Bardhi: Ju jeni subjekt i ligjit, por nuk ka dispozitë që ju mohon mundësinë e shqyrtimit të ligjit do të thotë se kushtetutbërësi e ka marrë parasysh këtë. Ne kemi bërë amendamente, ne kemi dorëzuar në Kuvend, po kuvendi ka sjellë këtu ata që i intereson. Edhe Venecia parashikonte që mund t'i drejtohemi Kushtetueses.
 
Vladimir Kristo (anëtar i Kushtetueses): Neni 131 i Kushtetutës, keni vendosur kufizimin e gjykatës për shqyrtimin e ccështjeve nga Gjykata Kushtetues. Pse një zhvillim i tillë negativ?
 
Gazmend Bardhi: Grupi i PD e ka kundërshtuar këtë në amendamentet tona, Venecia pranoi që të ketë rol të ndërmjetëm. Sugjerimi ynë nuk është marrë në konsideratë nga Kuvendi.
 
Oerd Bylykbashi: Kjo çështje ka marrë debat në komision. Mbyllja e konsensusit në 22 korrik ishte moskapja e sistemit. Ne e kemi kundërshtuar.
 
Vladimir Kristo: Ky qëndrim tregon ose mungesë besimi në gjykatë ose t'i heqë të drejtën gjykatës për t'u shprehur. A legjitimoheni ju në këtë rast?? Kur pashë formulimin e kushtetueses rezulton që të gjitha ligjet të kenë probleme. Na thoni që nuk legjitimoheni dhe hajde ta heqim gjykatën. Ky është shqetësim real.
 
Gazmend Bardhi: Ne ndajmë të njëjtin shqetësim me ju. E kemi shprehur këtë në opinionin tonë.
 
Vladimir Kristo: A ka probleme për ju, legjitimimi, për të ardhur këtu?
 
Gazmend Bardhi: Ne legjitimohemi sepse çështjet e ngritur janë për anmtikushtetushmëri. Sepse i referohemi nenit 17 të Kushtetutës.
 
Vladimir Kristo: Vettingu do bëhet dhe shumë mirë që do bëhet problemi që më shqetëson për dy palët, a është kjo zgjidhje për reformim të sistemit apo zgjidhje pragmatike? Këtu s'ka as afate. A zgjidhet përfundimisht. A mos ka ardhur koha të reformohet tërësisht sistemi politik pasi është tërësisht i deformuar?

Pandeli Majko: Në dijeninë time asnjëherë Gjykata Kushtetuese nuk ka shqyrtuar ndryshimet kushtetuese. S'mund të trajtohet si aneks mallrash:
 
Bashkim Dedja: Leri jashtë këto komente.
 
Gerd Hoxha (UGSH): Na kanë etiketuar si antireformë, por ne jemi pro kësaj reforme por kurrsesi nuk mund të nëpërkëmbin pushtetin gjyqësor duke shkelur çdo standard. Ne nuk jemi palë me asnjë forcë politike.
 
Bashkim Dedja: Këto mos na i thoni këtu.
 
Gerd Hoxha: Është shkelur parimi i shtetit të së drejtës ai i ndarjes së pushtetit, parimi i sigurisë juridike, ai i proporcionalitetit. Unë nuk e kam menduar asnjëherë që pushteti gjyqësor do të katandisej në këtë derexhe. Edhe ligji për statusin e gjyqtarit është antikushtetues.
 
Vladimir Kristo: Ju i keni mekanizmat ta pastroni vetë veten dhe jo tua pastrojnë të tjerët. Nuk keni nxjerr asnjë rast jashtë sistemit.

Pandeli Majko: PD parashtron një logjikë politike. Pse duhet të ishte qëndrim politik? Kjo mazhorancë nuk ka asnjë çështje me rëndësi të veçantë. Kërkesa e PD ka kundërthënie që ve në pah qëllime politike dhe krijimin e vështirësive në implementimin e drejtësisë. Theksoj se qëllimi i rivlerësimit të gjyqtarëve nuk është thjesht largimi i gjyqtarëve e prokuroreve të korruptuar. Ka pasur konsulencë të EURALIUS e OPDAT dhe do kenë rol me ONM.
Reforma e drejtësisë nuk ndalet ajo shkruhet në Kushtetutë. Ecuria varet edhe nga ju, e nga drejtësia varet integrimi. Kjo reformë nuk mund të përdoret për kredite politike. Ky ligj duhet zhbllokuar e ky është rasti.
 
Vasilika Hysi: Kushtetuta ka marrë përgjigje me votë unanime në korrik, i referohem deklaratës së njërit gjyqtar këtu.
 
Vladimir Kristo: Kufijtë e kësaj gjykate ia vendosni me ligj por mos mu drejtoni personalisht. Ne prandaj jemi krijuar, për të vendosur ekuilibra në pushtet. Vendimmarrjet tona s'i kanë pëlqyer politikës.
 
Vasilika Hysi: Nuk mund të presin qytetarët që drejtësia të vetëpastrohet. Kjo është reformë për të pastruar sistemin nga korrupsioni. ILDKPI e bën shumë mirë këtë.
 
Besnik Ymeri: Pse nuk u parashikuan të gjitha institucionet në Kushtetutë, por vetëm ILDKPI?
 
Pandeli Majko: E kuptoj se ka ngarkesë emocionale kjo çështje dhe mund të ketë nga ju anëtarë që e kanë vendimin në kokë tashmë, e ka marrë vendimin.
 
Besnik Ymeri: Pse është deformuar qëllimi i Kushtetutës?
 
Vasilika Hysi: Nuk është deformuar qëllimi. Ka shumë gjyqtarë që mund të kenë pasur probleme me drejtësinë.
  
Vladimir Kristo: Nëse Shqipëria është në dyert e BE, kontribut ka Gjykata Kushtetuese, çdo aludim është i pabazë.
 
Vasilika Hysi: Po ta kishte bërë vetë drejtësia nuk do kishim ardhur në këtë pikë. Që ne të bënim edhe anekse në Kushtetutë. 
 
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë