Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka ndërprerë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas zyrës së shtypit pranë Kuvendit, shkak për ndërprerjen e vizitës është bërë konfuzioni i krijuar lidhur me miratimin e 7 ligjeve të reformës në drejtësi, brenda këtij sesioni parlamentar.
Sipas zyrës së shtypit, z.Meta do të sqarojë konfuzionin e shkaktuar mes palëve, lidhur me miratimin në Kuvend të paketës shoqëruese të reformës në drejtësi.
Zyra e Shtypit e Kuvendit thekson se amullia e krijuar mes palëve ditët e fundit ka për qëllim të prishë konsensusin e arritur për reformën, pavarësisht se një javë më parë u miratuan me votë unanime ndryshimet Kushtetuese.
"Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ndërpret vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi", thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Kuvendi.
Faktori ndërkombëtar, kryesisht Bashkimi Evropian mësohet se u ka kërkuar udhëheqësve politikë shqiptarë miratimin me urgjencë të 7 projektligjeve prioritare.
Miratimi i projektligjeve brenda afatit të kërkuar nga Bashkimi Evropian kërkon dakordësinë e Partisë Demokratike, subjektit më të madh në opozitë.
Por, kërkesa vjen në një kohë kur kryetari i opozitës Lulzim Basha ndodhet në SHBA.
Nga ana tjetër, shtyrja e nismave për në shtator mund të shfrytëzohet nga opozita për zvarritjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, duke kërkuar ndryshimin e drafteve, sikundër operoi me projektin kushtetues.
Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj njoftoi një ditë më parë për thërritjen e mbledhjes së komisionit të reformës, me rend dite shqyrtimin e projektligjit të vettingut. Por nga ana tjetër, Partia Demokratike ka deklaruar se është duke shqyrtuar draftin dhe për këtë kërkon kohë.
Ndërsa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndodhej për një vizitë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se projektligjet mund të kalojnë seancën e ditës së enjte, e cila është edhe e fundit për këtë sesion parlamentar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

në SHBA: Po prishet konsensusi">