Vettingu, Meta shpall 16 vende të
lira pune për këshilltarë, ja kriteret
Presidenti Ilir Meta ka shpallur disa vende të lira pune për këshilltarë, që do të shërbejnë pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), një ndër komisionet më të rëndësishme të Vettingut. Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, ku kërkohen 12 këshilltarë ligjorë dhe 4 ekonomikë për KPK.
Ligji i Vettingut është një ndër hallkat më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi. Vettingu pritet t’i japë fund korrupsionit në gjyqësor dhe në radhët e prokurorëve dhe tashmë ndodhet në një moment kyç të zbatimit të tij, teksa në vendin tonë kanë zbarkuar prej disa javësh dhe ekspertët ndërkombëtarë.
Në lidhje me këtë, Presidenti Ilir Meta ka shpallur disa vende të lira pune për këshilltarë, që do të shërbejnë pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), një ndër komisionet më të rëndësishme të Vettingut. Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, ku kërkohen 12 këshilltarë ligjorë dhe 4 ekonomikë për KPK.
Njoftimi i plotë:Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe vendimit të Kuvendit nr. 93/2017, shpall vendet vakante për pozicionet e këshilltarëve ligjorë dhe ekonomikë për institucionin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, konkretisht për këshilltarë ligjorë (12) dhe këshilltarë ekonomikë (4).
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 23-27.10.2017 në një nga format e dhëna më poshtë:
Paraqitjes së aplikantëve, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPK-së, në adresën: Rruga e Kavajës, Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e Hëna-Premte, ora: 09:00-16:00.
Kërkesës me shkrim dërguar me postë zyrtare në adresën: Rruga e Kavajës, Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 27/10/2017, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPK konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Kërkesë për aplikim përmes postës elektronike në adresën:
[email protected]; tek institucioni i KPK-së, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:
jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
kopje të dokumenteve të noterizuara ose të njësuara nga organi përkatës, që vërtetojnë kushtet e parashikuara në nenin 22, pika 3 (për këshilltarë ligjorë) dhe pika 4 (për këshilltarë ekonomikë) të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
35.3%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
54%
Vota total: 6316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paraguai tërheq notaren e vet nga Parisi për 'sjellje të pahijshme'
5 Gusht, 22:49
-
SHBA-ja thellësisht e zhgënjyer me vendimin e Kosovës për mbyllje të degëve të Postës së Serbisë
5 Gusht, 22:45
-
Berisha çon Kalanë në SPAK, të ankohet pse u rihap çështja për vrasjet e 21 janarit: O të korruptuar, si pranuat ju padinë e gruas së viktimës?
5 Gusht, 22:34
-
Rrumbullaku pret në takim delegacionin e FBI: Skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar
5 Gusht, 22:23
-
Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
5 Gusht, 22:01
-
Mbyllja e 9 degëve të postës së Serbisë në veri të Kosovës, BE: Vendim i njëanshëm dhe i pakoordinuar
5 Gusht, 21:50
-
Zgjedhjet në Himarë, KRIIK publikon gjetjet paraprake: Persona të paautorizuar pranë qendrave të votimit
5 Gusht, 21:36
-
'Bloomberg' kërkon falje për publikimin e parakohshëm të lajmit mbi shkëmbimin e të burgosurve
5 Gusht, 21:33
-
E fshehur në kontejner me banane nga Ekuadori në Greqi, sekuestrohet kokainë me vlerë mbi 1 milion euro në portin e Pireut
5 Gusht, 21:20
-
Cërrik/ Vihet në kontroll zjarri në kodrat e fshatit Valas, zjarrfikësit po punojnë për fikjen totale të tij (VIDEO)
5 Gusht, 21:00
-
Fredi Beleri pranon humbjen e Gjikurisë, njeh Tavon si kryetar! Kërkesë kryebashkiakut socialist: Ndërto gjimnaz grek në Himarë
5 Gusht, 20:25
-
Shkupi i 'shpëton' një skandali tjetër, ngatërrohet flamuri i Kosovës me atë të Bashkimit Europian! E ndërrojnë në moment të fundit
5 Gusht, 20:19