Sipas saj, nuk ka një qytetar që të mos ketë një eksperiencë të hidhur me drejtësinë, duke theksuar se shumë shpejt do të bëhet ndryshimi epokal.
“Për shkak të eksperiencave të hidhura në përballje me drejtësinë e kanë dëmtuar shumë besimin te institucionet. Është fakt se pa pastruar radhët tona dhe pa konfirmuar para publikut se jemi ndarë nga korrupsioni. Do të ishte e pamundur të rifillojmë përmbushjen e një prej betejave tonë më madhore atë të bindjes te publiku se edhe drejtësia shqiptare është e drejtë. Të gjithë kanë pasur të paktën një eksperiencë të hidhur në drejtësi, duke krijuar kështu bindjen se duhet të jesh i pasur për ta pasur atë. Ne jemi këtu për të provuar se shumë shpejt do të bëjmë ndryshimin epokal, që do të jetë shumë i vështirë. Transparenca dhe përçimi i saj te publiku është një dimension ekzistencial i punës sonë. Nëse nuk do arrijmë të rrisim besimin e qytetarëve te drejtësia ne nuk do të mund të përmbushim misionin tonë. Për këtë kemi nevojë për mbështetje. ‘Të bëhet drejtësi, edhe nëse qielli përmbyset’. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në emër të Shqipërisë së drejtë e të ndershme, të bëjmë drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen”, deklaroi Mulaj.
Genta Tafa: Nis vënia në jetë e Reformës në Drejtësi
Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit të Kualifikimit, Genta Tafa, deklaroi se Reforma në Drejtësi është një ndërhyrje e thellë kirurgjikale, dhe se do të nisë vënia në jetë e saj.
“Reforma në drejtësi është një ndërhyrje e thellë kirurgjikale. Është një nga ato lloj ndërhyrjesh që bëhet për të nxjerrë nga koma pacientin dhe jo për ta zbukuruar atë. Ne fillojmë hapin tjetër, vënien në jetë të kësaj reforme. Në këtë rrugëtim të vështirë të kërcënuar nga shumë aktorë dhe faktorë përfitues të sistemit të pandëshkueshmërisë ia dolëm në krye vetëm sepse reforma ka pasur në çdo hap të sajin përkrahjen e pakushtëzuar të gjithë shqiptarëve kudo. Puna jonë merrr jetë nga kontrolli i dosjeve, të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, tha Tafa.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









