Pas miratimit në parim të projektligjit të Vettingut nga Kuvendi, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar në rrjetin social Twitter. Xhafaj thotë se ligji i Vettingut mori dritën jeshile nga Kuvendi dhe falënderon të gjithë ata që kontribuuan për këtë proces. Ministri shprehet se një tjetër faqe e re po hapet ne reformimin e policisë dhe rruga është e gjatë dhe jo e lehtë.

"Një tjetër faqe e re po hapet ne reformimin e policisë. Vettingu do ta ndryshoje rrënjësisht ate. Histori e nje policie moderne evropiane do te jete ajo pas Vettingut. Rruga është e gjate dhe jo e lehte. Por tani jemi ne atë rruge. Ne zbatim te ligjit, ne sherbim te qytetareve!", shkruan Xhafaj. 

Statusi i plotë:
Ligji i Vettingut mori dritën jeshile nga Kuvendi. FLM te gjithë atyre qe e mbeshteten e punuan për ketë nisme. Faleminderit kolegeve socialistë për votën e qarte PRO këtij projekti. FLM për ata kolege te opozitës qe kontribuuan ne kete proces duke e mirëkuptuar votën politike te tyre. Vlerësim dhe mirënjohje per bashkëpunëtoret e mi qe punuan për kete projekt shume te rëndësishëm, për partneret vendas dhe ata ndërkombëtar.

Falënderim per Policinë e Shtetit qe e ka mbështetur forte këtë iniciative dhe kontribuoi per te. Një tjetër faqe e re po hapet ne reformimin e policisë. Vettingu do ta ndryshoje rrënjësisht ate. Histori e nje policie moderne evropiane do te jete ajo pas Vettingut. Rruga është e gjate dhe jo e lehte. Por tani jemi ne atë rruge. Ne zbatim te ligjit, ne sherbim te qytetareve!.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com