Vettingu në Kushtetuese, Bushati:
Tërmeti do të fillojë nga drejtësia

Vettingu në Kushtetuese, Bushati:<br />Tërmeti do të fillojë nga drejtësia
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me shoqërinë civile në Shkodër, nga ku foli edhe për ankimimin e ligjit të Vettingut nga Unioni i Gjyqtarëve në Kushtetuese.

Nga Shkodra Bushati paralajmëroi se pavarësisht ankimimit tinëzar, tërmeti do të fillojë nga pallati i drejtësisë.

“Sot shohim për fat të keq tinëz, natën që e ashtuquajtura sindikatë e gjyqtarëve dhe prokurorëve e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese Vettingun për ta zvarritur apo bllokuar këtë proces. Tërmeti fillimisht do të ndihet tek pallati i drejtësisë, ku do të shohim një pjesë të mirë të gjyqtarëve e prokurorëve që në një mënyrë apo në tjetrën për shkak të vendimmarrjes që do të bëjnë trupat e vettingut dhe për shkak të presionit të opinionit publik do të detyrohen të lënë vendet e punës pra ne do të shohim gjithnjë e më pak, gjyqtarë dhe prokurorë biznesmenë. Mendoj që efektin e dytë do ta kemi tek politika dhe efektin e tretë natyrisht do ta kemi tek klasa e biznesmenëve”, deklaroi Bushati.

Kryesuesi i listës për deputet  i PS-së në Shkodër Ditmir Bushati, u ndal tek reforma në drejtësi, efektet e pritshme të saj në një hark kohor prej 5-10 vitesh që do të shtrihen në pallatin e drejtësisë.

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel