Vettingu në Kushtetuese, Rama: E
patë prokurorin me 8 shtëpi të falura?
Vasili: Asnjë ankesë s’e ndal zbatimin e ligjit

Vettingu në Kushtetuese, Rama: E<br />patë prokurorin me 8 shtëpi të falura?<br />Vasili: Asnjë ankesë s’e ndal zbatimin e ligjit
I ashpër kryeministri Edi Rama ka qenë me gjyqtarët të cilët një ditë më parë paditën ligjin e Vettingut në Gjykatën Kushtetuese.
 
Gjatë takimit elektoral me mbështetësit në Delvinë, Rama u shpreh gjykatësit duan rrëzimin e ligjit që do hetojë pasuritë e tyre.

Rama iu referua rastit të deklarimit të pasurive nga një Prokuror me 8 shtëpi të cilat i ka justifikuar si të falura nga familjarët.
 
“Unioni i gjykatësve si skutha, tani që ne jemi në fushatë, shkuan në Gjykatë Kushtetuese, ne këtej në fushatë, për të rrëzuar pikën themelore të Vettingut.
 
A e patë një prokuror para disa ditësh, 8 shtëpi kishte?

Njeriu më me fat në botë. Mirë vjehrra që e donte shumë, edhe xhaxhai ia ka falur një shtëpi, por edhe komshiu ia kishte falur një shtëpi. Ky ishte njeriu më me fat në botë.
 
Vettingu do e kontrollojë ka pasur apo s’ka pasur vjehërr, ka motër apo jo në Australi. Ka lekë motra që i dha shtëpinë? Pse ia dha shtëpinë?
 
Dhe tjetra, kanë apo nuk kanë lidhje me krimin. Këtë e kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese. Nuk duan të kontrollohemi, pse na paragjykoni, po na shkelni të drejtat e njeriut. Kontrollohu dhe dil i pastër, ata thonë na shkel të drejtat. Është një reformë që do ta çojë thikën në palcën e korrupsionit dhe nuk i ndahemi”,
u shpreh Rama.
 
Kreu i qeverisë kërkoi votat për PS-në në mënyrë që të qeverisë e vetme pas 25 qershorit, për të vijuar betejën kundër korrupsionit.
 
Na jepni fuqi që të mos i ndahemi, që jo të kemi timonin e pushteti për të çuar makinën e pushtetit nëpër arat e babait, por të na jepni fuqi që të mos na kërcënojnë të tjerët se do të na hedhin në erë duke tundur timonin”, tha Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet