Vettingu në Kuvend për miratim
ambasadorët takime intensive

Vettingu në Kuvend për miratim<br />ambasadorët takime intensive
Një seancë maratonë pritet të zhvillohet ditën e sotme për miratimin e ligjit të vetingut. Projektligji i ri “Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve” do të miratohet sot, më 30 gusht, në një mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit, duket edhe pa votat e PD-së.

Deputetet që do të diskutojnë për këtë ligj të kundërshtuar nga PD, do të jenë të shumtë. Vetëm nga Partia Socialiste kanë regjistruar emrin për të folur mbi këtë çështje 20 deputetë. 

Ndërsa burime nga PD konfirmuan se numri i diskutantëve do të përcaktohet në mbledhjen e grupit parlamentar paraditen e së martës.

Por për të përcaktuar direktivat dhe qendrimin që do të mbajnë ndaj amendamenteve të Partisë Demokratike për ligjin, kryeministri Rama do të mbledhë grupin e tij parlamentar sot, në orën 13:00.

Seanca e jashtëzakonshme plenare për ligjin e vettingut do të nisë rreth orës 17:00, por burime nga të dy forcat konfirmojnë se ajo mund të zgjasë përtej mesnatës.

Projektligji i vetingut është cilësuar si një nga më të rëndësishmit nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë kërkuar që të miratohet brenda gusht, në mënyrë që të mos digjen fondet e parashikuara për të financuar procesin e rivlerësimit.

Projektligji  i vetingut mund të kalojë dhe pa votat e opozitës, pasi ai kalon vetëm me 84 vota, të cilat maxhoranca PS-LSI-PDIU i ka.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran