Data 7 maj është afati i fundit për policët, i vendosur nga Ministria e Brendshme për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit, në kuadër të Vettingut në Policinë e Shtetit.
Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme, Report Tv ka mësuar se 8 mijë efektivë kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit. Por burime nga Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit thonë për Report Tv se 500 punonjës policie nuk do dorëzojnë formularët, nisur nga një nen i ligjit të Vettingut, i cili i lejon ata të japin dorëheqje dhe për rrjedhojë verifikimi për ta ndërpritet.
Punonjësit e policisë largohen nga detyra dhe nuk i nënshtrohen as kontrollit të pasurisë dhe as anës profesionale. E njëjta formulë si me Vettingun në drejtësi kur disa gjyqtarë dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u larguan nga sistemi. Afati i fundit për t’u larguar nga Policia e Shtetit, njësoj si për ata që duhet të dorëzojnë formularin e Vettingut, është data 7 maj. Pas kësaj date, të gjithë punonjësit e policisë do t’i nënshtrohen kontrollit për pasurinë dhe aftësitë profesionale.
Mësohet se janë edhe Drejtues të lartë të Policisë, ish-drejtues në qarqe, të cilët do japin dorëheqje nga Policia e Shtetit për t’i shpëtuar verifikimit të figurës, kontrollit të pasurive dhe vlerësimit të aftësive profesionale. Ky vendim i efektivëve vjen edhe për të përfituar
pagesën kalimtare, apo pensionin suplementar për ata që kanë më shumë se 15 vite pune.
Vetë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është shprehur se Vettingu në Policinë e Shtetit nuk synon fshesën në polici por identifikimin e elementëve të inkriminuar, ata të cilët kanë bashkëpunuar me kontigjente kriminale dhe nuk përmbushin kriterin profesional.
Kjo eshte e forte. Vjedh sa te mundesh,mos pkoteso formularet e vetingut dhe I
Përgjigjupo pse talleni me ne pupullin e thjeshte,ca vetingu do beni ju,krimineli Perparim Xhaferi i cili vrau vitin e kaluar nje qytetare te pa fajshme ne Ksamil ju e beni prap shef komisaraiti ne Delvin.Ai tere jeten e tije ka grire lek,ne konsullat greke ne gjirokaster,komandante ne Kakavije,drejtor kufiri ne sarande dhe tani shef komisariati ne delvine.ai eshte turpi i policise shqiptare.
Përgjigjupo shume mire se ne radhet e policise te shikohen se ka dhe te pasur po dhe me thyrje disipinore ku nuk duhet te qendrojene ku ka te rinj qe dine te ecur boll me polica me bark
PërgjigjuKjo gje kuptohet NE key menyre...vidhni abuzoni she ikni ose largohuni PA u lagur
PërgjigjuSa mire qenka keshtu?!!! Hajde shtet leshi hajde . Fut njerz ne burg per vjedhje nje llamp drite kur ska mundesi ta paguaj , dhe ai polic pushtetar qe duke shfrytezuar vendin e punes , duke ngritur pasurine mbi gjakun e te tjereve,,, u mjaftoka vetem me dorheqje ? Po atehere sa bij nenash vuajne denime te kota neper burgje pse nuk falen ???!!!!!
PërgjigjuOre bajgë drejtësi.....vetëm dorheqje e shkarkime? Po dënime or fundërrina nuk do ketë? Yyyyyyt bajga u martë muti shalët u martë, plera!
Përgjigju