Këtë të shtunë ministri i brendshëm Xhafaj njoftoi se ka firmosur urdhërin i cili parashikon vettingun në struktura e policisë.
 
Një vendim të tillë deputeti i PD Framur Noka e konsideron një show, një shfaqje teatrale pasi sipas tij  duhet të çohet para ligjit kupola e policisë.

Në një njoftim për media ai akuzon edhe ministrin Xhafaj duke u shprehur se nuk mund të bëhej ministër i brendshëm  si një ish hetues I komunizmit dhe me lidhje kriminale familjare në demokraci. Ai vlerëson se vetting është i pavlerë nëse nuk  nis nga kupola me në krye Haci Cakon

Deklarata e Nokës

Show i radhës i Ramës e Xhafës është vetingu në radhët e policisë. Vetingun në fakt e ka shkelur dhe përdhosur i pari Edi Rama që e bëri Fatmir Xhafen ministër të rendit. Rasti klasik se si vettingu përjashton dikë ose ia bën të pamundur marrjen e një posti të larte publik, është vet Rama si urdhëruesi i kanabizimit dhe orientues i kriminalizimit Policisë.

Pas tij edhe Xhafa s' mund të bëhej minister i Brendshëm si një ish hetues i komunizmit dhe me lidhje kriminale familjare në demokraci.

Sa i përket policisë, vettingu përsëri është i pavlerë nese nuk fillon nga e gjithe kupola e policise me Hakiun ne krye duke filluar nga drejtoret, shefat e komisariateve e shefave e krimit e deri tek inspektorë e zonave të kanabisit pasi këta janë përfitues të kanabizimit dhe trafikimit masiv . Nëse nuk largohet dhe nuk cohet para ligjit kupola e policisë, të tjerat pastaj janë shfaqje teatrale për konsumin e ditës.

Nuk lahen duart nga droga dhe krimi me largimin e Saje Qorrit. E keqja u lind e u rrit ne polici me investimin e Rames.