Merr udhë nisja e Vettingut në Policinë e Shtetit. Sot është zhvilluar mbledhja konstituese e nënkomisionit. Opozita nuk ka qenë e pranishme, ndërsa nuk ka dorëzuar as tre emrat për përbërjen e këtij nënkomisioni. 

Për deputetin e PS, Pjerin Ndreu, "bojkoti i opozitës është një veprim absurd në një kohë kur akuzojnë policinë si të lidhur me krimin, hezitojnë të bëhen pjesë e instrumentit që do kalojë në sitë çdo punonjës policie".  

Rendi i ditës i mbledhjes së nënkomisionit: 

1. Konstituim i Komisionit.

2. Vijueshmëria e procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.