Starton Vettingu në Polici, përzgjidhen 30 komisionerët, javën e ardhshme bëhet prezantimi

TIRANË- Report Tv mëson ekskluzivisht se janë përzgjedhur 30 komisionerët që do të kryejnë Vettingun në Policinë e Shtetit.

Ka përfunduar gara dhe aktualisht janë 5 komisionerë të Vlerësimit të Jashtëm të Përzgjedhur, 15 anëtarë të sekretariatit teknikë, 5 anëtarë të përzgjedhur nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe 5 përfaqësues nga bota akademike nga Universiteti i Tiranës.

Burime nga bordi i përzgjedhjes ku bëjnë pjesë Ministria e Brendshme, Avokati i Popullit, Shërbimi informativ Shtetëror, Komisioneri i Diskriminimit dhe Komisioneri i të Dhënave Personale kanë përfunduar filtrin e kandidatëve duke miratuar 2 ditë më parë listën me 30 përfaqësues.

Aktualisht pritet vetëm formalizimi i tyre që do të ndodhë javën e ardhshme dhe menjëherë atë do të nisin nga puna duke kaluar fillimisht në filtrin e Vettingut policët me grada të larta ku bëjnë pjesë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe 12 drejtorët e qarqeve. 

30 të përzgjedhurit do të kalojnë në filtër të gjitha deklaratat e dorëzuara nga uniformat blu dhe pas gjetjeve për secilin polic do të bëhet më pas seanca dëgjimore dhe marrja e vendimit.

Kontrolli i efektivëve të policisë do të bëhet duke kërkuar informacion nga Tatimet, Hipotekat, Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bankat, zyrat e këmbimit valutor, gjykatat, prokuroria si dhe jashtë vendit për rastet ku do të ketë indicie për të shkuar në kundërshtim me ligjin jashtë vendit. Me dëshirën e tyre para nisjes së dorëzimit të formularëve të Vettingut nga radhët e policisë u larguan mbi 200 efektivë dhe një numër prej 10 drejtuesish policie.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 21/07/2018 13:48

    More kur do filloj vetingu per politikanet shqiptare se ata jane e keqja gjithe pushtetet e tjera jane pjelle e pushtetet politik

    Përgjigju
  • Zylyfi: 21/07/2018 13:13

    MASKARALLEKU I RADHES POPULLI PO PRET VETTINGUN E POLITIKANEVE QE SHUHIM CDO DITE NE MEDIA TE FILLOJET ME XHAFAJN ME GJIKNURIN ME BALLEN ME BASHEN ME SPIROPALIN ME HAJDUTIN E POPULLIT AHMETAJN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive