Vetingu në polici, zv/ Ministrja e Brendshme: 5 Maji, afati i fundit për dorëzimin e formularëve

Vetingu në polici, zv/ Ministrja e Brendshme: 5 Maji, afati i fundit për dorëzimin e formularëve

Zv/ Ministrja e Brendshme Romina Kuko

KORÇE-Zv/ Ministrja e Brendshme Romina Kuko deklaroi se afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit nga policët është data 5 maj. Lidhur me pretendimet e Sindikatës, Kuko u shpreh se nuk ka kosto asnjë financiare pasi nuk ka nevojë të shoqërohet nga asnjë dokumentacion shtesë.

Zyrtarja pranoi se ka pasur disa largime nga policia kohët e fundit, por shtoi se motivacioni i tyre nuk është bazuar nëse ka qenë për shkak të vetingut ose jo.

Dje është bërë mbledhja e parë për përzgjedhjen e komisionit të jashtëm të vlerësimit kalimtar të vetingut, mbledhja konstatuese e tij dhe vendimi parë ishte shpallja e kandidaturave për komisionin e jashtëm dhe sekretariatin teknik. Kandidaturat do të jenë të hapura për aplikime deri ne 15 ditë nga shpallja e tyre ndërkaq ritheksoj se afati përfundimtar për dorëzimin e formularit të vetingut është data 5 maj dhe dua te ritheksoj se formulari është vetëdeklarim. Nuk ka nevojë të shoqërohet nga asnjë dokument shtesë. Formulari nuk është i komplikuar është një formular që duhet të plotësohet sikur e përmban ligji dhe është një detyrim ligjor. Ai nuk ka kosto financiare pasi nuk ka nevojë të shoqërohet nga asnjë dokumentacion shtesë. Nuk ka asnjë kosto e ritheksoj dhe se afati është një afat ligjor. Deri tani ka pasur dorëheqje nga policia e shtetit por motivacioni i tyre nuk është bazuar nëse ka qenë për shkak të vetingut ose jo.

Zv/ Ministrja e Brendshme Romina Kuko

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?