Report TV ka zbardhur emrat e anëtarëve socialistë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, që morën "OK" për ngritjen e tyre të hënën në Kuvend. Deputetët votuan pas dakordësisë mes maxhorancës dhe opozitës për barazinë në anëtarë dhe dy bashkëdrejtuesit nga të dyja palët.
Damian Gjiknuri do të bashkëdrejtojë Komisionin e Zgjedhores bashkë me përfaqësuesin nga opozita, ndërsa Territorialja do të bashkëdrejtohet nga Arbjan Mazniku.
Deputetët votuan me 113 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim për Zgjedhoren ndërsa për Territorialen votuan 115 deputetë pro, 3 kundër dhe zero abstenime. Kundër ishin Agron Shehaj, Erald Kapri si dhe Redi Muçi, të cilët shprehën kundërshti për formulën e ndjekur te Komisioni i Zgjedhores.
Më herët, palët u dakordësuan për barazi mes anëtarëve dhe bashkëkryetarët. Komisioni për Zgjedhoren përfshin të gjitha partitë. 7 anëtarë të PS, 7 nga PD (përfshirë 1 anëtar i PL dhe 1 PR). Dy partitë e mëdha i bënë bërë vend dhe partive të vogla. Për të ruajtur barazinë e votave, PD i ka dhënë 1 karrige nga partia Mundësia ndërsa PS 1 vend ia ka dhënë partisë PSD të Tom Doshit. Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet mund të dërgojnë deputetët për diskutime dhe propozime, por pa të drejtë vote.
Territorialja do të ketë 8 anëtarë të PS-së, 6 të PD-së, 1 i Partisë së Lirisë dhe 1 i Fatmir Mediut.
2. Arbjan Mazniku
3. Bledar Çuçi
4. Ulsi Manja
5. Olsi Komici
6. Aurora Mara
7. Ogerta Manastirliu
2. Blendi Klosi
3. Damian Gjiknuri
4. Romina Kuko
5. Ermal Pacaj
6. Marjana Koçeku
7. Ermal Elezi
8. Klevis Jahaj
2. Etleva Budini
3. Aulona Bylykbashi
4. Agron Malaj
5. Vasil Llajo
Komente











