Vettingu në politikë, Ndreu: S'do legjitimojmë baltën e opozitës, hetimin e bën SPAK, rrezikojmë skenarin rumun

Partia Socialiste e quan propagandë dhe baltosje propozimin e opozitës për të bërë Vetting në politikë. Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, i ftuar në studion e Report Tv tha se maxhoranca nuk do legjitimojë baltën e opozitës. Sipas tij, Vettingu në politikë ëshë parashikuar te Reforma në Drejtësi, me ngritjen e institucioneve të reja si SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit për rastet e korrupsionit të zyrtarët e lartë.

Ndreu tha gjithashtu se teza e opozitës rrezikon të sjellë në Shqipëri fenomenin rumun ku u arrestuan rreth 6 mijë zyrtarë me akuza korrupsioni dhe krimi, por u liruan nga sistemi gjyqësor, i cili sipas tij, nuk ishte pastruar. 

Nëse ndaj meje shkojnë materiale në Prokurori që akuzohem për diçka, supozohem se unë jam i korruptuar, që kam përfituar mjete financiare të paligjshme me korrupsion, nëse gjyqësor është i korruptuar, nën influencën e parave të mia, unë do të dal nga procesi i hetimit. Do shpëtoj, shkurt. Do ndodhë fenomeni i Rumanisë. Kjo reformë që kemi në Shqipëri është varianti më i ashpër në botë, korrigjim i sistemit rumun dhe kroat. Në Rumani u arrestuan 6 mijë zyrtarë, por dështoi te gjyqësori sepse s'kishte bërë Vetting në gjyqësor. Detyrimisht duhet të pastrosh gjyqësorin. Te Reforma në Drejtësi janë parashikuar etapat deri te ajo që quhet SPAK, pra Byroja e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Nuk kanë asnjë objekt tjetër veçse zyrtarët e lartë të shtetit. 

Pjerin Ndreu, deputet i PS

Pse e quani propagandë propozimin e opozitës për Vetting në politikë?
Nëse flasim për Vetting në politikë, ne e kemi skenarin, me reformën në drejtësi. Është qartësisht e thënë. Qëllimi i reformës në drejtësi është pastrimi, jo vetëm i gjyqësorit, sepse nga gjyqësori fillon edhe pastrimi i politikës. Nëse ndaj meje shkojnë materiale në Prokurori që akuzohem për diçka, supozohem se unë jam i korruptuar, që kam përfituar mjete financiare të paligjshme me korrupsion, nëse gjyqësor është i korruptuar, nën influencën e parave të mia, unë do të dal nga procesi i hetimit. Do shpëtoj, shkurt. Do ndodhë fenomeni i Rumanisë. Kjo reformë që kemi në Shqipëri është varianti më i ashpër në botë, korrigjim i sistemit rumun dhe kroat. Në Rumani u arrestuan 6 mijë zyrtarë, por dështoi te gjyqësori sepse s'kishte bërë Vetting në gjyqësor. Detyrimisht duhet të pastrosh gjyqësorin. Te Reforma në Drejtësi janë parashikuar etapat deri te ajo që quhet SPAK, pra Byroja e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Nuk kanë asnjë objekt tjetër veçse zyrtarët e lartë të shtetit. Ne bashkë me BE dhe SHBA, kemi kaq kohë që duam t'i mbushim mendjen krahut tjetër, për t'i shkuar deri në fund dhe këto institucioone do ngrihen sa më shpejt. Goditjen e korrupsionit te zyrtarët e lartë ka vetëm një garanci, Vettingu në drejtësi dhe ngritja e institucioneve antikorrupsion. Nëse nuk lidhen këto të dyja, me llafe në erë nuk bëhen këto. Ata thonë dyshojmë për kontaktet. Ata nuk kanë alternativë dhe kanë marrë listën emërore të maxhorancës dhe nuk janë lënë pa vjellë për ta. Ne nuk do legjitimojmë këtë politikë balte të tyre. Sado informacion të kesh, nëse nuk e shoqëron me prova, nuk mund ta shpallësh fajtor. Nëse vendimi nuk është i prerë në gjykatë, çdo gjë tjetër është nul. Ata duan të hedhin baltë ndaj të tjerëve. Me këto tymjana, duke sensibilizuar opinionin publik për të ndëshkuar politikën, ata sjellin këtë. Ata thonë do shkojnë kontaktet me krimin e organizuar, por si vërtetohen kontaktet. Ne i themi hajdeni dhe të shkojmë te Byroja e Hetimit e cila do marrë të gjitha të dhënat. Nëse ka prova, të shkojë dhe të dënohet, e jo të na shesë Lul Basha histori "babalesh". prandaj kjo opozitë është e pabesueshme, sepse bhurimet e saj janë një nivel i ulët dhe nuk e ngrohin opinionin publik dhe nuk i japin shpresë se do japin këta formulën e zgjidhjes. Formula është te Reforma në Drejtësi. 

Në sondazhin e Report Tv, nëse bëhet vetting a do largohen 50% e deputetëve...përgjigjet e qytetarëve kanë qenë "Po"...
Jam në mandatin e dytë në Kuvend, kam dëgjuar histori të llahtarshme për mua. Është krijuar një perceptim për deputetët, për shkak të politikës së desinformacionit, mjafton të thotë dikush se Pjeriini merret me këtë punë dhe të gjithë fillojnë e flasin. Ka një sensibilitet dhe perceptim negativ ndaj nesh. Por situata nuk është ashtu siç perceptohet. Gjithsesi, mendoj se unë personalisht dhe gjithë kolegët e maxhorancës janë gati të votojnë çdo ligj dhe strukturë që do merret në radhë të parë me ne. Unë nuk kam frikë. Perceptimi është krijuar në bazën e kësaj makinerie balte. Por fajtor të deklarohet vetëm ai me prova dhe të ndëshkohet. 

Pse është anashkaluar Vettingu i familjarëve nga ky projektligj?
Ai lloj vettingu i PD nuk quhet vetting. Hetim kryejnë vetëm institucionet e specializuara. Do kalojnë të gjitha lidhjet përmes këtyre institucioneve. Unë i ftoj që te unë të vijnë deri te kushëriri i pestë. Ne po themi ejani të pastrojmë këtë drejtësinë që kemi, ta bëjmë të besueshme dhe të ndërtojmë institucionet antikorrupsion që të na hetojnë. Kemi Reformën në Drejtësi tani. Këto të tjerat janë shpikje. Kjo është një përpjekje për të legjitimiar politikën e baltosjes dhe tymnajës. Kjo është politikë e "Babales". 

Si e shihni situatën e kriminalitetit në Shkodër?
Shkodra është një vend ku kam punuar tre herë, dy herë Drejtor i Policisë dhe njëherë Shef i Policisë Kriminale. Në periudha të ndryshme kriminaliteti merr vrull. Kjo nuk është histori që ndodh sot, edhe në kohën e diktaturës ka qenë problem. Numri i vrasjeve në Shqipëri është ulur në 50-60%. Kemi flukse vrasjesh por nuk mund të abuzojmë me këtë. Drejtori i Policisë sot në Shkodër, ka qenë drejtor në kohën e PD në Policinë e Vlorës. Z.Xhafaj i kam dhënë 2-3 sugjerime për këtë situatë. Nuk është jashtë kontrollit kjo situatë, megjithëse siç thash ka një fluks ngjarjesh, por situata mund të vihet në kontroll. Në Amerikë p.sh, janë bërë 20 vrasje rresht dhe është ngritur e gjithë policia amerikane dhe e ka gjetur. Në cilin vend nuk ka banda? Nivel zero të kriminalitetit nuk ka. Kriminalitet do ketë, por që për çdo krim të ketë reagim nga politika është e papranueshme. Atij iu vranë katër komisarë policie në Durrës, 26 njerëz në Gërdec. Në dy muaj të 2012-ës janë 40 vrasje, për korrik-gusht. Si mundesh të thuash ke destabilizuar kriminalitetin kur shifrat e tua flasin për dalje të krimit jashtë kontrollit. Nga 120 vrasje me këta në vit, kemi 60-66 vrasje në vit. 

Kaq performacë të mirë kanë minstrat që nuk pati ndryshime këtë shtator?
Është drejtë e kryeministrit. Ne kemi bërë hapa para dhe jo mbrapa. Dy njollat e zeza deri sot kanë qenë drejtësia e vetuar dhe politika e vetuar. Pasi bëhen këto, atëherë vijnë garancitë e nevojshme në ekonomi, administrativë. Këta kanë gjetur vetëm "Babalen" dhe asgjë tjetër, s'mund të bëjmë kurban ministrat për "Babalen".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:58
'S'do bëjmë kurban ministrat për 'Babalen'', Ndreu tregon pse Rama s'bëri ndryshime në qeveri

Edi Rama paralajmëroi disa muaj më parë ndryshime në qeveri gjatë muajit shtator, në ato dikastere ku rezultatet nuk do ishin në lartësinë e kërkuar. Por gjatë punimeve të Asamblesë së PS nuk u fol për ndryshime në qeveri, ndërsa kryeministri Edi Rama e vuri theksin te organizmi i PS në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme vendore.  

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, tha në studion e Report Tv se qeveria ka bërë hapa para dhe jo pas dhe për rrjedhojë ndryshimet në kabinet nuk ishin të arsyeshme. Sipas Ndreut, Rama nuk mund të bënte kurban ministrat për "Babalen", duke ironizuar me personazhin e PD, Albert Veliu, përmes të cilit u ngrit një fortunë akuzash ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. 

Është drejtë e kryeministrit. Ne kemi bërë hapa para dhe jo mbrapa. Dy njollat e zeza deri sot kanë qenë drejtësia e vetuar dhe politika e vetuar. Pasi bëhen këto, atëherë vijnë garancitë e nevojshme në ekonomi, administrativë. Këta kanë gjetur vetëm "Babalen" dhe asgjë tjetër, s'mund të bëjmë kurban ministrat për "Babalen".

Pjerin Ndreu, deputet i PS

Ora 19:44
Situata në Shkodër, Ndreu: S'ka vend për alarm, vrasje kishte edhe në diktaturë

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i ftuar në studion e Report Tv, komentoi edhe situatën kriminale në qytetin e Shkodrës, ku janë regjistruar disa vrasje të cilat kanë mbetur pa autor.

Ish-drejtor i Policisë së Shkodrës për disa vite, Ndreu është edhe njohës i mirë i situatës atje. Ai thotë se niveli i kriminalitetit në kryeqendrën e veriut nuk është alarmante.

Sipas tij, vrasje në Shkodër kishte në kohën e diktaturës, por sipas tij ajo që duhet aktualisht është që policia të bëjë punën e saj dhe politika të qëndrojë larg. 

Shkodra është një vend ku kam punuar tre herë, dy herë Drejtor i Policisë dhe njëherë Shef i Policisë Kriminale. Në periudha të ndryshme kriminaliteti merr vrull. Kjo nuk është histori që ndodh sot, edhe në kohën e diktaturës ka qenë problem. Numri i vrasjeve në Shqipëri është ulur në 50-60%. Kemi flukse vrasjesh por nuk mund të abuzojmë me këtë. Drejtori i Policisë sot në Shkodër, ka qenë drejtor në kohën e PD në Policinë e Vlorës. Z.Xhafaj i kam dhënë 2-3 sugjerime për këtë situatë. Nuk është jashtë kontrollit kjo situatë, megjithëse siç thash ka një fluks ngjarjesh, por situata mund të vihet në kontroll. Në Amerikë p.sh, janë bërë 20 vrasje rresht dhe është ngritur e gjithë policia amerikane dhe e ka gjetur. Në cilin vend nuk ka banda? Nivel zero të kriminalitetit nuk ka. Kriminalitet do ketë, por që për çdo krim të ketë reagim nga politika është e papranueshme. Atij iu vranë katër komisarë policie në Durrës, 26 njerëz në Gërdec. Në dy muaj të 2012-ës janë 40 vrasje, për korrik-gusht. Si mundesh të thuash ke destabilizuar kriminalitetin kur shifrat e tua flasin për dalje të krimit jashtë kontrollit. Nga 120 vrasje me këta në vit, kemi 60-66 vrasje në vit. 

Pjerin Ndreu, deputet i PS

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 11/09/2018 20:23

    ....Në vit 2016 - 142 vrasje 2017 - 122 vrasje 2018 - më teper se 140 vrasje Këtu është një statistik vrasjesh që vie nga Suedia...!!! Dhe asnjë herë nuk ndodhë që politikanët këtu të abuzojnë me vrasje që ndodhin. Me këtë gjë merret vetem policia/prokuroria/ gjykatat=drejtësia dhe askush tjeter...!!! Zero krim. Nuk ka në asnjë vend të botës! Politika duhet të t’i mbaj duart sa më larg organeve të rendit dhe drejtësisë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri