Vettingu, Ngjela: Mjerë ata që
janë të korruptuar e s'kanë veshë 

Vettingu, Ngjela: Mjerë ata që<br />janë të korruptuar e s'kanë veshë 
Për Spartak Ngjelën, miratimi i ligjit të Vettingut do sjellë shkatërrimin e korrupsionit shqiptar. 

Pas zhbllokimit nga ana e Gjykates Kushtetuese, e ligjit te Vettingut, Ngjela thotë se "beteja antikorrupsion po fillon në Shqipëri, por mos mendoni se do të jetë e lehtë". Por, ai ngre disa pyetje, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama se a do t'i qëndrojë deri në fund marrëveshjes me amerikanët dhe gjermanët.

Përmes një statusi në Facebook Ngjela thekson se zbatimi i Vettingut nuk do çojë në përplasje kryengritëse siç mund të aludohet për shkak të penalizimit ligjor ndaj disa prej përfaqësuesve të opozitës së sotme.

"Po dikush mund të pyesë: po Saliu me taborin e tij, a mund të na çojë në një përplasje të nxehtë kryengritëse? Asgjë. Saliu eshtë jashtë kohës dhe hapësirës shqiptare. Dhe, pastaj, korrupsioni është frikacak, si çdo vjedhës.
Është një pamundësi absolute që shqiptarët të ngrihen për të mbrojtur gjënë e vjedhur të Saliut dhe të taborit të tij
", shkruan Ngjela. 

Komenti i plotë i Ngjelës: 
Po bien kambanat e orëve
nëpër sheshet e qyteteve.
Po bien kambanat e orëve nëpër stacionet e trenave.

Por, ranë më në fund edhe kambanat për shkatërrimin e korrupsionit shqiptar….

Beteja antikorrupsion po fillon në Shqipëri, por mos mendoni se do të jetë e lehtë. Ka shumë vështirësi brenda saj. Dhe ja pyetjet që duhen ngritur:

A do të qëndrojë deri në fund marrëveshjes me amerikanët dhe gjermanët kryeministri aktual shqiptar?

A do të gjenden tamam individët e pakorruptueshëm që do të angazhohen në akuzat antikorrupsion?

A do neutralizohet plotësisht krimi i organizuar i cili, në bashkëpunim me politikën e korruptuar mund të kalojë në akte terrorizmi?

A do ta ketë ndihmën e plotë te CIA-s dhe FBI-së lufta kundër korrupsionit në Shqipëri?

A do t’i marrë masat CIA amerikane kundër reaksionit të mundshëm dhe të dhunshëm që mund të ndërmarrë korrupsioni shqiptar?

A e di politika amerikane që Shqipëria nuk ka një strukturë të fuqishme të shërbimit informativ, dhe ky, në segmente të veçantë, ka qënë dhe është afër korrupsionit politik shqiptar?

Këto janë pyetjet kryesore që duhen ngritur. Po dikush mund të pyesë: po Saliu me taborin e tij, a mund të na çojë në një përplasje të nxehtë kryengritëse? Asgjë. Saliu eshtë jashtë kohës dhe hapësirës shqiptare. Dhe, pastaj, korrupsioni është frikacak, si çdo vjedhës.

Është një pamundësi absolute që shqiptarët të ngrihen për të mbrojtur gjënë e vjedhur të Saliut dhe të taborit të tij.

Ranë më në fund kambanat për shkatërrimin e korrupsionit politik shqiptar. Mjerë ata që janë të korruptuar dhe s’kanë veshë!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët