Vettingu, Noka: Të nisë me Ramën 
e Xhafajn, pastaj kupola policore

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi sot akuza të ashpra ndaj qeverisë, teksa foli për trafikun e kanabisit në vend. Noka tha se mbjellja dhe trafikimi i drogës është bërë me bekim të politikës dhe me përfshirje të strukturave të policisë.

Më tej, deputeti demokrat u ndal te Ligji i Vettingut, duke thënë se ai duhet të nisë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të vijuar më tej me gjithë kupolën politike dhe strukturat e policisë të inkriminuar në trafik.

“Prokuroria e krimeve të rënda ka konfirmuar atë që kemi thënë se: Mbjellja, trafikimi i drogës është bërë me bekim politik dhe me përfshirje të strukturave të policisë. Ka konfirmuar se në Policinë e Shtetit inkriminimi është i shtrirë gjerësisht në të gjithë strukturat policore dhe në kupolën e saj. 

Ka konfirmuar se kultivimi i drogës është politik, pra i kryeministrit dhe ministrit. Vettingu i parashtruar është show i radhës i qeverisë. Ai duhet të fillojë me Edi Ramën, që e ka kanalizuar dhe kthyer Shqipërinë në Kolumbi të Evropës, dhe me Fatmir Xhafajn, që është hetues i komunizmit dhe me lidhje kriminale, dhe duhet të vazhdojë në të gjithë kupolën. Nuk mund të ketë Vetting duke bërë show, Vetting bëhet duke i larguar të gjithë këta nga kupola politike dhe duke larguar nga strukturat e policisë të inkriminuarit. Pra, konfirmojmë se ky është show i radhës dhe koha do të vërtetojë se thjesht do të bëhet ndonjë gjueti parciale dhe jo Vetting”
, tha Noka. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë

Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë