Eksperti i Komisionit Europian, Giulio Venneri i ka dërguar një letër komisionit të Ligjeve duke kërkuar nga Kuvendi dhe qeveria të miratojnë fondet dhe burimet njerëzore për strukturën për institucionet shqiptare që do të bëjë Vettingun.
"Monitoruesit e ONM duan të kenë besimin se kuvendi dhe qeveria do të ndajnë burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për strukturat që të kryejnë sa më mirë detyrat e tyra dhe të fillojnë me veprimet sa më shpejt të jetë e mundur" thuhet ne leter.
Në fillim të muajit tetor pritet që të përfundojë ngritja e komisioneve të Vettingut për të nisur zbatimin e punës për reformimin e drejtësisë shqiptare.
Zbatimi i Reformës në Drejtësi do të monitorohet nga trupa e ONM-së në Shqipëri, që do të përbëhet nga mbi 40 persona, ndërsa të cilët 8 janë monitorues ndërkombëtarë, 7 nga BE dhe një nga SHBA, të cilët do të monitorojnë procesin e zbatimit të Vettingut.
Ndërsa pjesa tjetër e trupës përbëhet nga përkthyes, oficerë ligjorë dhe ekspertë të cilët do të ndihmojnë për procesin në Shqipëri.
Kryeprokurori Llalla deklaroi sot se deri në fund të javës do të mbyllet rivlerësimi për prokurorët kandidatë në KLP dhe KED, ndërsa komisioni i ligjeve miratoi organiken, tashme priten dhe pagat.

Letra e Giulio Venneri per Kuvendin
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com