Vettingu, ONM 17 rekomandime
negative, 8 nuk justifikojnë pasurinë

Vettingu, ONM 17 rekomandime<br />negative, 8 nuk justifikojnë pasurinë
TIRANE-Deputetët nisën seancat dëgjimore me kandidatët e Vettingut që kanë marrë rekomandim negative dhe ata që nuk përmbushin kriteret ligjore. 

Komisioni i Verifikimit të Kandidatëve për organet e Vettingu zhvillon seancat dëgjimore me 193 aplikantët në garë.
 
Nga lista A, 64 kandidatë kanë përmbushur kriteret ligjore, ndërsa ONM për 17 prej tyre ka vendosur rekomandime negative, pasi edhe pse ligjërisht janë në rregull, 8 nuk justifikojnë pasurinë, njëri me mbiemrin Gjika, ndërsa 9 kanë lidhje nepotike.
 
Deputeti i PD, Bylykbashi u shpreh se kandidatët duhet që të njihen me arsyet pse ONM nuk i ka kualifikuar.
 
Në vend të operacionit ndërkombëtar të monitorimit na ka ardhur një shkresë pa përgjigje nga delegacioni i BE në Tiranë.
 
Kandidatët duhet të njihen me arsyet pse ONM nuk i ka kualifikuar
”.  Ndërsa seanca dëgjimore me kandidatët që jane me rekomandim negativ vijon ne Kryesine e Kuvendit.
 
ONM e përjashton, Ahmeti: Jam rehabilituar
Një ndër kandidatët që nuk përmbush kriteret dhe që është përjashtuar nga ONM është Krenar Ahmeti, pasi sipas raportit, ka përvojë të pamjaftueshme dhe sjellje të mëparshme kriminale.

Por Ahmeti u shpreh në komisionin ‘ad hoc’ në Kryesinë e Kuvendit se “Jam dënuar me gjobë nga gjykata e apelit të Tiranës. Por sipas ligjit jam i rehabilituar”.
 
U la jashtë listës, këshilltari i Presidentit: Vendimi i padrejtë
I skualifikuari tjetër nga ONM me rekomandim negativ është Shaqir Hasanaj, këshilltar i Presidentit Nishani.
 
Hasanaj e cilësoi si të padrejtë vendimin, pasi sipas tij, Presidenti nuk është pozicion politik.
 
Presidenti nuk është pozicion politik. I padrejtë skualifikimi” tha ai. Ndërsa Bylykbashi tha se edhe brenda stafit të ONM ka juristë që kanë poste në DASH.
 
Edhe ata kanë konflikt interesi sipas kësaj logjike” tha deputeti i PD.

Mangesi ne kritere, skualifikohet dhe konkurenti i Big Brother
Por mes kandidatëve kishte vërtet nga ata që kishin kaluar jurinë e Big Brother si Dritan Shehaj i edicionit të dytë, i skualifikuar gjithashtu për mangesi në kritere.

Ndërkohë nota negative që operacioni ndërkombëtar i monitorimit i kishte dhënë disa prej kandidatëve kontestua nga anëtaret e Komisionit  të Posacëm.
Po ashtu u kontestua dhe cilësia e aplikantëve.

ONM ka dhënë rekomandim për përjashtimin e kandidateve në rastet kur përvoja ishte e pamjaftueshme, kur mungonte dokumentacioni, kur kishin lidhje të ngushta familjare me anetare të gjyqësorit, kur nuk justifikonin pasurinë, apo edhe kur më herët kishin shkelur praktikat e mira gjyqesore dhe administrative.

Nga lista totale me 193 aplikante, 31 kandidate kane marre rekomandim negative per shkak se u mungon pervoja dhe 24 per shkak te mungeses se dokumenatcionit.

Komisioni i parë i posacëm me 6 deputetë do të prodhojë një listë finale nga të gjitha kandiaturat që kanë shprehur interes për këtë proçes.
Më pas nga kjo listë do të kalojë tek 2 komisionet e tjera të deputeve ku do të përzgjedhin 27 njerëzit që do të bëjnë Vettingun.
Një pjesë do të emërohen tek komisionet e Vettingut dhe një pjesë tjetër tek kolegji i apelimit.

Prezantohet Vasil Bregu, nuk duhet të marrë pjesë në fushatë
Prezantohet prefekti i ri i Fierit, ai është Vasil Bregu ish-drejtor i një banke  të nivelit të dytë.
 
Atë e ka prezantuar Stefan Çipa zv/ ministër i Brendshëm, e pranishme ka qene dhe zv/ ministrja Rovena Voda.
 
Pas prezantimit ai vuri theksin te detyrat e prefektit në luftën kundër kanabisit, ndërsa u vendos theksi te administrata që të mos marrë pjesë gjatë fushatës së zgjedhjeve. 

Anëtarët e Komisionit të Vettingut janë Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Luan Rama, Bylykbashi, Flamur Noka dhe Fatmir Mediu.
 
Komisioni ka afat deri në 1 qershor për listën me kandidatët për votim për dy komisionet ad-hoc, ndërsa brenda datës 24 qershor duhet të ngrihen institucionet e reja.

dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik