Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, kaloi Vettingun dy javë më parë, duke u rikonfirmuar në detyrë, por kundër këtij vendimi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka dalë ONM.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë të cilët monitorojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi i kanë rekomanduar Komisionerit Publik, ankimimin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA) të vendimit për Zaganjorin. Kreu i Gjykatës së Lartë, sipas deklaratës së dorëzuar pranë KPK, rezultoi me rreth 1 miliardë lekë pasuri. Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Numri një i gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, u rikonfirmua nga vetingu për të vijuar detyrën por gjatë deklarimeve përpara trupës gjykuese të KPK zoti Zaganjori pranoi se kishte bërë disa kontrata fiktive që lidheshin me pasuritë e tij. Pavarësisht këtij deklarimi, KPK nuk e gjeti me probleme kreun e Gjykatës së Lartë.
Për këtë deklarim problematik të zotit Zaganjori, Report TV i drejtoi një pyetje disa ditë më parë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vettingut. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në përgjigjen e tyre për Report TV thonë se ata po rishikonin dokumentacionin e dosjes "Zaganjori". “Do të shikojmë disa dokumente relevante për këtë rast”, theksohej në përgjigje.
Rekomandimi i ONM për ankimimin e Zaganjorit:
Në datë 24.07.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori me detyrë Kryetar i Gjykatës së Lartë. Sot, më datë 06.08.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Xhezair Zaganjori. Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë. Ky vendim ende nuk është njoftuar.
Bazuar në pikën 1 të nenit 63 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankimpranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dheaneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësiminkalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar tëgjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Lavdi Zotit per OMN! Meritojne respekt, mirenjohje nga shoqeria shqiptare! Me shpirt i uroj: Mirenjohje pa kufi!Por prape frike, ankth dhe pasiguri. Si ka mundesi mor zot, KPK disa here i ka kaluar KETA GJYQTARE HAJDUTER dhe DUHET TE NDERHYJE OMN! Ja kjo eshte e frikeshme: jane denuar fukarenjte me vite.Uroj OMN per guximin per shkarkimin e ketyre
PërgjigjuKy Zaganjori duhet te arrestohet dhe te japi llogari per njemiliard leke qe ka vjedhur bile te arrestohen edhe ata tre te KPK qe e rikonformuan ne detyre
PërgjigjuZAGARnjori një KRYE HAJDUT dhe KRYE HORR që duhet të japi LLogari para Popullit dhe duhet ti Konfiskohen edhe ÇORAPET Mundësisht! Është një Krye HAJDUT ORDINER qê ka RRJEPUR Shqipërinë dhe Shqiptarët për 28 Vjet RRESHT !???
PërgjigjuKam vene re se sa here dhe sa me shume denoncon dike aq me indiferent eshte shteti artur malaj eshte kryebanditi i vlores ka zaptuar gjysmen e saj dhe vetingu i hoqi kapelen duke e konfirmuar ne detyre per te hapur akoma me shume varre o zooot katastrofe..
PërgjigjuShtet i mbaruar kaluat artur malaj banditin e sistemit te dwjtesise jeni te gjithe bandite
PërgjigjuNga njera ane kemi KPK shqiptare qe e konfirmon ne detyre nje gjyqtar me 1 mld leke pasuri dhe nga ana tjeter kemi ONM e pa varur qe nuk ka ndonje interes ta shkarkoj ose ta mbaj kete gjyqtar pervecse te vene drejtesin ne mes. Shtrohet pyetja: ke beson me shume publiku shqiptar, keta morra qe nuk kane b.th te shkarkojn nje te korruptuar kur i kane faktet ne tavolin apo Nderkombetaret???
PërgjigjuTurp.ke kete vetingun late nam kaloj vetingun artur malaj kryebanditi dhe miljarderi e tqni beni moral per parate e te tj po ju kaluat funderinen pse beni si te ndershem aaahhhh thuaj ma shpifet
PërgjigjuPo pse keshtu do ankimohet per kete por artur malaj qe ka 10 gishin e ketij apo si duhet se ben pune a mortjaaaa se na hapet barkun me keto lajme te peshtira
PërgjigjuKy duhet kalbur ne burg. Bravo nderkombetareve .
PërgjigjuShqiptarëve nuk u shkojnë emrat: Xhezair, Fiqir, Munir, Xhevair, Xhevdet, Kudret, Safet, Bexhet, Hyqmet, Ali, Sali, Bajram, Selam etj. Kur do i ndërojnë?
PërgjigjuVeje Detlef se te shkoka
Unë Enkejledi i sotëm, isha Nexhdet.. para një viti e ndërova.
Te shkarkohet urgjent dhe te kaloje per ndjekje Penale per te gjitha maskaralleqet qe ka bere dhe ti konfiskohet pasuria dhe ti jepet popullit
PërgjigjuPo po se për popullin po bëhet kjo. Populli po e merr dhe do e marri show-in qe po bëhet.
Lavdi Zotit! Ringjallet shpresa per drejtesi! Bekuar OMN! Meritojne respect, mirenjohje dhe shperblim nga shoqeria shqiptare! Me shpirt i uroj: Mirenjohje pa kufi! Zoti i bekofte! Por prape frike, ankth dhe pasiguri! Sepse gjithmone aty ku jane vetem shqiptare kalon miu nen hunde! Si ka mundesi mor zot, KPK disa here i ka kaluar miu nen hunde dhe ka ngecur ne rrjeten e OMN!!!??? Ja kjo eshte e frikeshme: se po qene vetem shqiptare, po jua le punet e veta ne dore shqiptareve, e ke te sigurt pisllikun! Po keshtu do vazhdojme ne? Po ka siguri keshtu? Po pse gjithe jeten te huajet do rrine me ne dhe do merren me ne? Po pse te huajet do te na e qeverisin shtepine tone? Epo, e frikshme, por e vertete qe ne shqiptaret nuk dime dhe nuk bejm shtet! Mos qofte keshtu, se do boshatiset ky vend! Lavdi OMN! Te shikojme KPA??????
PërgjigjuTi fol për veten tate, nuk ke të drejtë të flasësh në emër të të gjithë shqiptarëve! Ti thuaj kështu: “unë Rexhep Taipi po të ma japin mundësinë do më kalojë miu nën hundë ose jo” Ti nuk je askushi që flet në emër të të gjithë shqiptarëve!
Kur kaloi vetingun Artur Malaj krye bandit gjyqtar dhe me lidhje te forta kriminale..per mos te folur per gjobat qe ju ve njerzve ,ku thjesht per ta hapur dosjen do 15 mije €..le ta kaloj dhe ky se ky te pakten ka abuzuar dhe ka mar lek sa ka dashur,po ka nje fare qytetarie dhe nuk duket fytyre banditesh.. Ah e mjera Shqiperi ku u katandise...
PërgjigjuHahahahahahahah! Fredi në Versionin Mark Marku dhe Artan SPIUN Hoxha (Presidenti) !! Hahahahahahah ! O Fredi KATRANI i ZI me BOJË , që po të bje 'ÇATIA e SHTËPISÊ' , dhe përsëri ti vazhdon të Fryhesh si KAPOSHI në PLEH ! Hahahahahahahahah! Sa për ZAGANJOR HAJDUTIN , duhet të ARRESTOHET me PPatjetër dhe ti Konfiskohen të gjitha PASURITË e KRIMIT sa më parë ! Edhe ata PLEHRAT e KPKsë që e Konfirmuan duhet të ARRESTOHEN dhe të shkojnë në GOP tê SÊMËS , sepse i KORRUPTOI ZAGARNJOR HAJDUTI dhe Krye HORRI !
Jane derdhur lume parate e krimit qe te kaloje Artur Malaj. DISK ka dhene informacion te plote dhe te sakte, bazuar ne prova. ONM duhet ta apeloje vendimin e turpshem te KPK-se.
Po kujt i ankohesh? Ç’presin lepujt xhuxhë e gjoksgropë, pse nuk marin vendime si Selámët e telave me gjemba apo janë vetëm për ti rënë gjoksit me grushta e të shkulin lesht e b****s?!
Shpresojm qe te apelohet vendimi edhe per kryebanditin artur malaj. Nuk ekziston ne bote qe nje njeri i drejtesis te ndertoj vile brenda oborrit te shkolles sic beri palacoja i Vlores. Krye banditi artur malaj ka medhjetera biznese ne vlore.