Vettingu i politikanëve, Ina Zhupa zbardh detaje për Report Tv: Kush nuk justifikon pasurinë ose ka lidhje me krimin, t'i hiqet mandati ose e drejta për të rikandiduar

TIRANË- Pasi kryedemokrati Lulzim Basha konfirmoi se do të propozojnë në Kuvend vetting për politikanët, deputetja PD-së, Ina Zhupa në Report Tv ka zbardhur detaje se çfarë do të përmbajë kjo kërkesë. Zhupa tha se vettingu ka për qëllim goditjen e politikanëve të cilët janë të lidhur me kriminelët dhe pastrojnë paratë ndërmjet tyre.

Pjesa më e rëndësishme e vettingut, Zhupa thotë se është futja e filtrit anti-mafia, që do të shërbejë për të konstatuar burimin e parave të politikanëve. Sipas Zhupës, në momentin që konfirmohet se politikani ka lidhje me krimin e organizuar ose pasuria e tij nuk justifikohet, atëherë t'i hiqet mandati dhe e drejta për të rikandiduar sërish.

"Unë vij pas mbledhjes në studio. Të treja pikat, ndryshimet kushtetuese, reforma territoriale dhe vettingun politik. Nuk janë çështje të reja, janë çështje që PD i ka ngritur i ka trajtuar dhe ka propozuar një paketë ndryshimesh. Në lidhje me vettingun politik ne kemi marrë edhe mendimin e Komisionit të Venecias. Pra, i është kërkuar mendim Komisionit të Venecias nga kuvendi dhe ka ardhur i gjithë relacioni. Vettingun e politikanëve ne e kemi paraqitur edhe në vitin 2018 por u rrëzua nga maxhoranca sepse ata kanë frikë sepse janë të lidhur me krimin sepse ata kanë paratë në offshore. Ligji dekriminalizimit kap kriminelin që bëhet politikan dhe nuk e lë të bëhet politikan, ndërsa vettingu politik kap politikanët që janë të lidhur me kriminelët dhe pastrojnë paratë të nëpërmjet kriminelëve dhe që nuk justifikojnë dot pasurinë. Ne kemi propozuar një paketë të plotë e cila bën disa filtra kontrolli. Me e rëndësishme në paketë është lidhje me krimin e organizuar, pastrimi i parave të pista, futja e mekanizmit anti-mafia për të parë nga vjen burimi i parave. Të gjitha këto çojnë në moslejimi për të marr mandat apo në djegien e mandatit që ti mund të kesh në krye të institucioneve apo në parlament", tha Ina Zhupa për Report Tv.

Kjo deklaratë erdhi pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha deklaroi se brenda javës do të çojnë në Kuvend propozimin për vettingun e politikanëve, njëjtë siç po bëhet edhe me vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kali: 19/10/2021 09:40

    Po ca ligji dekriminalizimi thua,injoranca ne maksimum,mjafton vertetimi nga gjykata dhe prokuroria,dhe ai i gjendjes gjyqesore,dhe ate ligjin antimafia qe flet ti,qe e ke degjuar ne teori nga ata qe ndoshta ke idhuj qe duan ta bejne sipas qejfit,pyet profesionistat si eshte praktika e atij ligji dhe do kuptohet qe nuk ka nevoje per nje ligj te posacem per te goditur subjektet qe mund te jene ne ate ligj.

    Përgjigju
  • Sabriu: 19/10/2021 06:47

    Moj zonje, na thuaj me cfare eshte marre yt shoq pastaj na jep mendje.

    Përgjigju
  • Hasan: 19/10/2021 01:43

    Ina LESHI. .INA ZHULI.....

    Përgjigju
  • Ela: 18/10/2021 22:17

    TEST POLIGRAFI, o Ina. Keshtu i duan gomeret drute.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)