Vettingu/Pritshmëritë e BE
për numrin e dorëheqjeve 

Vettingu/Pritshmëritë e BE<br />për numrin e dorëheqjeve 
Gjyqtarët e gjykatave të apelit pritet të hapin siparin e dorëheqjeve për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. Kjo është pritshmëria e misioneve të EURALIS dhe OPDAT, të cilët janë angazhuar për ndërtimin e Reformës në Drejtësi, që nga projekti Kushtetues, deri tek ligjet prioritare dhe ligjet e tjera plotësuese. Dhe pritshmëria ka një bazë. Referuar ankesave, sondazheve dhe indicieve, gjykatat e apelit konsiderohen edhe si qendra e gravitetit të korrupsionit në gjyqësor, për shkak të peshës që kanë vendimet e tyre të formës së prerë.

Disa ditë më parë, kreu i misionit të EURALIUS, Rainer Deville, paralajmëroi dorëheqje për shkak të veprimit të Vetingut, ndërsa dha alarmin për pamundësinë e plotësimit të vendeve vakante, për shkak të kuotave të kufizuara të Shkollës së Magjistraturës. Duke iu referuar Kosovës, Rainer Deville tha se mund të japin dorëheqjen 80 gjyqtarë dhe prokurorë, për të evituar procesin e Vetingut. Por, numri mund të jetë edhe më i lartë.

“Si rezultat i procesit të vlerësimit, disa njerëz, 10 njerëzit, mund të japin dorëheqjen dhe në vitet në vijim do të na duhen ata 10 njerëz që të na i plotësojnë këto vende bosh”, ka pohuar ai. Ndërkaq, neni G i projektit kushtetues parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët mund të japin dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet. Por, subjekti i rivlerësimit që dorëhiqet sipas kësaj dispozite, nuk mund të emërohet në drejtësi për një periudhë prej 15 vitesh.

Por, ligji i Vetingut ka parashikuar një mekanizëm që do të stimulojë dorëheqjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Bëhet fjalë për nenin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Neni i garanton një status të posaçëm të gjithë atyre që denoncojnë gjyqtarët, të cilëve u kanë dhënë para në këmbim të një vendimi, në favor të tyre. Personat do të zhvishen nga përgjegjësia penale, ndërsa gjyqtarët janë të detyruar që t’u kthejnë paratë mbrapsht.
 
 
Dorëheqjet
Gjyqtarët e gjykatave të apelit pritet të hapin siparin e dorëheqjeve për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. Kjo është pritshmëria e misioneve të EURALIS dhe OPDAT, të cilët janë angazhuar për ndërtimin e Reformës në Drejtësi.
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë