Ligji i Vetingut parashikon kontrollin e mbi 750 gjyqtarëve dhe prokurorëve për ligjshmërinë e pasurive, për lidhjet me segmente të krimit dhe për aftësitë profesionale.
Kontrolli i pasurive ushtrohet nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, i cili për të realizuar këtë detyrë, bashkëpunon me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Hipotekat, bankat e nivelit të dytë si dhe me Ministrinë e Drejtësisë, për të administruar dokumentet për pasuritë brenda dhe jashtë vendit, si të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar.
Verifikimi i figurës, pra lidhjet me krimin, bëhet nga Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.
DSIK, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi i Kontrollit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, krijojnë një grup pune për realizimin e kësaj detyre. Verifikimi i aftësive profesionale kryhet nga Shkolla e Magjistraturës.
Secili organ, pasi kryen verifikimet, dërgon një dosje për secilin gjyqtar apo prokuror pranë organeve të Vetingut, konkretisht pranë Komisionit të Rivlerësimit dhe Kolegjit të Apelimit. Dosja përmban edhe një rekomandim pozitiv ose negativ për subjektin. Organet e Vetingut do të shqyrtojnë dosjen, në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Referuar dosjes dhe verifikimeve shtesë të kryera nga vetë njerëzit e Vetingut dhe ekspertët e SHBA-BE, organet e Vetingut do të marrin një vendim për secilin gjyqtar apo prokuror, nëse është i denjë për të shërbyer në drejtësinë e re. Ligji i Vetingut është mbështetur me forcë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Ndërkaq, Partia Demokratike dhe shoqatat e gjyqtarëve kanë bërë një betejë epike, dyvjeçare, për ta rrëzuar këtë ligj.
Fillimisht beteja u përqendruar në Komisionin e Venecias dhe më pas në Gjykatën Kushtetuese. Por, institucionet në fjalë konfirmuan ligjshmërinë e ligjit në çdo germë. Megjithatë, gjatë ngujimit në çadër, kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se Vetingu ishte një projekt mafioz ndërkombëtar, por pas marrëveshjes së 18 Majit votoi pro ngritjes së organeve të Vetingut.
Kontrolli i pasurive, kushti
Verifikimi i ligjshmërisë së pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve është kryefjala, deviza dhe objekti kryesor i ligjit të Vetingut. Ligji përmban parashikime të qarta dhe shteruese sa i përket fatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk justifikojnë pasuritë e deklaruara me dokumentacion ligjor, kanë fshehur pasuri, kanë bërë deklarata të rreme, kanë pastruar para apo kanë falsifikuar dokumente.
Neni 61 i ligjit të Vetingut parashikon që Komisioni i Rivlerësimit (organ i Vetingut) vendos të shkarkojë nga detyra gjyqtarin apo prokurorin, kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të.
Vendimin e Komisionit të Vlerësimit, gjyqtari apo prokurori ka të drejtë që ta ankimojë në Kolegjin e Apelimit, organit më të lartë të Vetingut, i cili do të thotë fjalën e fundit për dosjen e subjektit të rivlerësimit. Në këtë rast, subjekti i rivlerësimit nuk ka të drejtë të shqyrtojë dhe të gjykojë çështje. Ai është i detyruar të ofrojë një adresë elektronike alternative për vazhdimin e komunikimit me institucionet e rivlerësimit, gjatë gjithë procesit.
Roli i ILDKPKI
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka një rol vendimtar për fatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasuria e të cilëve nuk përputhet me të ardhurat e ligjshme. ILDKPKI ka nisur hetimin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në përfundimin të kontrollit, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së përgatit një raport të hollësishëm dhe të arsyetuar, sipas rastit, ku për secilin subjekt, konstaton nëse deklarimi është i saktë në përputhje me ligjin, me burimet e ligjshme financiare dhe që nuk gjendet në situatë konflikti interesi; ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë; është kryer fshehje e pasurisë; është kryer deklarim i rremë; subjekti gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Ky raport i ILDKPKI do të jetë dokumenti bazë mbi të cilin do të bazohet më pas vendimi i Komisionit të Rivlerësimit dhe Kolegjit të Apelimit.
Ekspertët e SHBA dhe BE
ILDKPKI nuk do të jetë autoriteti i vetëm që do të hetojë mbi ligjshmërinë e pasurive të deklaruara të njerëzve të drejtësisë si dhe për pasuritë e fshehura, brenda apo jashtë vendit. Gjatë procesit të verifikimit të ligjshmërisë së pasurisë, një rol të rëndësishëm do të kenë ekspertët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë emëruar nga ONM në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve të huaj, do të hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Gjithashtu, sipas nenit 45 pika 2 të ligjit të Vetingut, gjatë hetimit, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojnë informacion nga çdo subjekt i së drejtës publike. Ata kanë të drejtë të administrojnë dokumentet që vërtetojnë veprime, fakte, cilësi ose një situatë subjektive të nevojshme për realizimin e hetimit.
Ligji për Vetingun, në pikën 3 të nenit 33, parashikon gjithashtu që ILDKPKI-ja mundëson akses të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, që të kërkojnë informacione, të konsultojnë, të kopjojnë dhe të hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura të prokurorëve dhe gjyqtarëve ose personat e lidhur me të, si dhe çdo dokumentet shoqërues.
Vëzhguesi ndërkombëtarë kanë po ashtu të drejtë të kërkojë që Komisioni ose Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, pro ose kundra gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com