E vonuan po s'e penguan dot. Tani koha për të nisur zbatimin”. Kështu shprehet kryeministri Rama përmes jnë statusi në Facebook pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugë futjes në fuqi të ligjit të Vettingut.
 
Kryeministri deklaron se duhet të fillojë spastrimi në Pallatin e Drejtësisë dhe të marrim datën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.
 
Sipas mediave Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD kundër Vetingut! E vonuan po s'e ndalën dot.
 
Tani koha për të nisur zbatimin sa më parë! Të fillojmë spastrimin në Pallatin e Drejtësisë dhe të marrim datën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE
” shprehet Rama.
 
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e PD për Vettingun duke i hapur dritën jeshile ligjit që të futet në fuqi menjëherë.
 
Kërkesa e PD është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese me 6 vota kundër dhe vetëm 2 pro kërkesës së opozitës.
 
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të thotë se ligji i Vettingut që u miratua në Kuvend vetëm me votat e shumicës është Kushtetues dhe nuk shkel të drejtat e njeriut.


dy.b/shqiptarja.com